LIBRAZHD- Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një banese në ndërtim në fshatin Rrajcë në Librazhd. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale.
 
Dyshohet se lënda eksplozive artizanale e vendosur nga persona të paidentifikuar të ketë qenë në sasi të vogël, gjë që fatmirësish ka bërë që dëmet të mos jenë të mëdha.

Shkak i vendosjes së lëndës plasëse dyshohet të jetë një konflikt pronësie.
 
Banesa i përket shtetasit me iniciale T.A, 39 vjeç, banues në Rrajcë në Librazhd.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për shkaqet e vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

shperthim librazhd
(Në foto: Vendi ku ndodhi shpërthimi në ndërtesën 2 katëshe në ndërtim në fshatin Rrajcë të Librazhdit)

ndertesa ku ndodhi shperthimi me logo
(Në foto: Ndërtesa 2 katëshe në ndërtim në fshatin Rrajcë të Librazhdit ku ndodhi shpërthimi)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)