Prodhimet e mjaltit këtë të shtunë, 30 shtator, mbushën qendrën e qytetit të Librazhdit. E kthyer në traditë prej vitesh bletërritës dhe fermerë të fshatrave të Librazhdit u bën pjesë e panairit “Festa e mjaltit” duke promovuar një larmi produkesh.
“Panairi na ndihmon shumë, madje duhet të bëhej dhe më shumë se njëherë në vit. Na ndihmon pasi është finalja e prezantimit të gjithë produkteve”, thotë një bletërritëse.
“Ky panair është i rëndësishëm jo vetëm për promovimin e produkteve por unë kam patur dhe babain tim 50 vjet bletar dhe sot është një ënddër e imja e realizuan në emër të atij që nuk rron prej 4 vitesh
Shoqëruar me këngë dhe valle, panairit të këtij viti nuk i munguan as veshjet e traditës folklorike të zonës.
Për kreun e Bashkisë së Librazhd Mariglen Disha evente të tilla festive i shërbejnë promovimit të zonës, vlerave dhe traditave të saj.
“Sot këtë ditë ia kushtojmë ditës së fermerëve për punë e tyre që kanë bërë të promovuar produktet e tyre Bio. Qyteti i Librazhdit e ka si traditë “Festën e mjaltit”, por, veç mjaltit kemi dhe shume produkte të tjera siç është gështenja, arra e Steblevës apo patatja e Gurakuqit apo edhe shumë produkte të tjera që vijnë nga zona të tjera si ajo e Hotolishtit, Lunikut etj" thotë Mariglen Disha Kryetar Bashkise Librazhd.
Panairi i “Festa e Mjaltit” është kthyer në një traditë të përvitshme për qytetin e Librazhdit duke mbledhur qindra njerëz që jo vetëm njihen me produktet bio por dhe me kulturën dhe tradita e zonës.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Aksident në aksin Elbasan- Cërrik, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendngjarje
20 Nëntor, 11:34
-
Elbasan/ Mashtroi se do të blinte një automjet për fabrikën që administronte, vodhi 25 mln lekë! Arrestohet 38- vjeçari
20 Nëntor, 11:27
-
Gramsh/ Po bënte manovra me motomjet në oborrin e banesës, rrëzohet dhe dëmtohet në kokë! Humb jetën 31 vjeçari
20 Nëntor, 09:23
-
Tre humbje, zero pikë dhe vendi i fundit! Kombëtarja U-19 mbyll kualifikueset e Evropianit me tëtë gola të pësuar
19 Nëntor, 17:50
Librazhdi eshte i famshem dhe per vererat,turshite dhe prodhimin e duhanit.Jam shume dakord qe panairet duhen shtuar.Une mendoj qe cdo 3 muaj e ne cdo zone te Shqiperise do te ishte ideale,qe t'ju jepej mundesia te shisni dhe prodhimet e stines,jo vetem prodhime specifike.
Përgjigju