Libri autobiografik/ Bamir Topi: Telefonata me sharje e Berishës për Kreshnik Spahiun

Libri autobiografik/ Bamir Topi: Telefonata me sharje e Berishës për Kreshnik Spahiun

Sali Berisha dhe Bamir Topi

Në 9 maj të 2008, Sali Berisha, asokohe kryeministër, i telefonon Bamir Topit, asokohe president, ku i ankohet dhe shpërthen kundër Kreshnik Spahiut, i cili ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Detaje të bisedës telefonike i rrëfen ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Sipas Topit, Berisha i ankohej atij dhe akuzonte Kreshnik Spahiu se e kishte kthyer KLD në parti politike. Nga ana e tij, Topi i kishte kujtuar Berishës që të ruante një komunikim korrekt pasi po fliste me presidentin dhe se e kishte emëruar vetë Spahiun në atë post. “Ditën e Evropës që kremtohej më 9 maj, kisha vendosur të dekretoj ligjin për ndryshimin e Kushtetutës, duke nisur edhe nga numri 115 votave kuvendare... Por kjo ditë do të përziente disa emocione.

Gjatë rrugës për në zyrë vjen një telefonatë nga Saliu, i cili tashmë ishte çliruar nga makthi i zgjedhjeve të parakohshme dhe po e trashte më shumë zërin. Në krah të tij, por në mënyrë të heshtur, kishte Edi Ramën, përballë presidentit me të cilin do të vijonte një betejë të fortë për çështjen e institucioneve të pavarura. -Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij. –Dëgjo, - i thash, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë: -‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam. Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje. Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’. Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Berisha nuk dinte të ecte mbi biçikletë
Topi rrëfen edhe disa momente komike kur Sali Berisha deshi t’u tregonte të vetëve se mund të ecte mbi biçikletë, në kushtet kur sipas Topit e kundërta ishte vërtetë. “Në orën dhjetë të asaj dite ishte parashikuar një xhiro me biçikleta sa bashku me ambasadorin e BE-së z. Lohan, dhe një grup të rinjsh, përgjatë bulevardit të Tiranës. Të veshur sportivë filluam të ecjen me biçikleta në bulevard, me një nostalgji nga sporti im i preferuan, filluar që në moshën 5-6 vjeçare. Në të njëjtën kohë, kryeministri dhe kryeparlamentarja ishin në një aktivit në hotel ‘Tirana’. Para së të nisesha në ceremoninë e organizuar nga zyra e BE-së në hotel ‘Sheraton’ firmosa dekretin e ndryshimeve kushtetuese ndërkohë që informacionet nëpër televizione, po lajmëronin këtë gjë. Në pritje të njoftimit nga protokolli për të dalë nga Presidenca, një nga këshilltarët e mi, që kishte një të njohur në stafin e kryeministrit, më thotë diçka që kishte ndodhur tek ata, duke me ndryshuar si me magji, humorin, si dhe duke shkaktuar një të qeshur te të gjithë.

–Shef, - më thotë këshilltarja – pas kthimit nga aktiviteti për në Kryeministri, pasi ju ka para ju në televizor gjatë xhiros me biçikletë është bërë keq dhe u është turrur të vetëve duke u thënë: ‘Pse nuk më njoftuat që të isha edhe unë në bulevard me biçikletë’. Aftësia për të mbuluar defektet dhe për të mbuluar komplekset e provincës e kishte nxjerrë qesharak në këtë rast. Dihej nga të gjithë se ai nuk dinte të ecte mbi biçikletë, por donte të demonstronte të kundërtën. Ishte e njëjta gjë që ndodhte me rekordet e imagjinuara të notit, sa herë shkonte në Dhërmi, duke më kujtuar një film të famshëm francez me aktorin Luis de Fines, ‘Marrëzia e madhështisë’”.

Ceremonia
Ish-presidenti Bamir Topi shkruan se pavarësisht përplasjeve, para mediave ai dhe Berisha hiqeshin sikur kishin komunikim normal. “Me këtë gjendje humori arrita në ceremoninë që zhvillohej te ‘Sheratoni’, ku natyrisht ishim sërish afër duke bërë sikur bisedonim për të demonstruar para televizioneve që gjithçka ishte korrekte midis nesh. Vetëm pak ditë më vonë unë i paraqita Kuvendit të Shqipërisë dekretet për pesë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, në vijim të një procedure kushtetueses dhe të hapur, duke përzgjedhur emra të njohur të jurisprudencës dhe njerëzve që gëzonin respekt në komunitetin e gjyqtarëve. Ndaj tyre filloi një sulm i paparë politik, pasi konsideroheshin njerëz të përzgjedhur nga unë dhe nuk mund të ishin të besuar për Sali Berishën, i cili kishte kritere të tjera përzgjedhjeje me kushtin themelor që duhej që gjithkush që do të merrte miratimin e tij politik të vendosej në shërbim të tij. Tashmë ngjarjet që implikonin pushtetin e tij po merrnin rrugën e gjykimit. Mbi të gjitha Gërdeci ishte i freskët dhe ai ishte zbuluar, kështu që sido që të vinte puna, duhej të kontrollonte verdiktin. Dhe kështu ndodhi, njeriu që kishte marrë pushtet të fortë, i rrëzoi politikisht kandidaturat, pa asnjë motiv, duke thelluar në mënyrë përfundimtare krizën, e cila do të arrinte kulmin në janar të 2011, për një prishje pa kthim. Në një dalje publike e quajta ekzekutim politik, midis të cilëve edhe gjykatësin e Strasburgut z. Kristaq Traja, i cili kishte marrë vlerësime dhe rekomandime nga Këshilli i Evropës. Ky ishte preludi i një përplasje të gjatë e të vështirë, ku kryeministri në vazhdimësi do të pengonte njerëzit me integritet, për të rritur influencën e emërimeve të tij, sidomos në sistemin e drejtësisë. Ironik dhe domethënës ishte fakti se ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008 do të penalizonin shumë shpejt Partinë Socialiste dhe vetë Edi Ramën duke i prishur ëndrrën për pushtet, pasi KQZ-ja komandohej nga Berisha, madje edhe kutitë që konstatoheshin ruheshin në periferi të Tiranës, në institucionin ku djali i tezes së tij ishte drejtor. Më pas, pikërisht në vitin 2011, Edi Rama do të largohej dëshpërimisht nga drejtimi 11-vjeçar i kryeqytetit, si pasojë edhe e makinacioneve zgjedhore dhe gjykimit të influencuar politikisht. Përveç të tjerave, greva socialiste dhe precedenti i ngritjes së çadrës në bulevard, erdhën si pasojë e deziluzionit që origjinën e kishte tek 21 prilli, por gjithsesi kjo datë mbetet për të si ditë e bekuar, pasi i shkon për shtat fizionomisë së pushtetit të ëndërruar dhe që tani e ka bërë realitet”, shkruan Topi.

Ish-presidenti: Ja çfarë më tha Berisha pas vrasjes së Azemi
Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen bisedën me Sali Berishën pak çaste pas vrasjes së Azem Hajdarit, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Topi rrëfen gjithashtu se si e mësoi lajmin për vrasjen e Azemit, kontaktin e parë me Berishës pas atentatit dhe lëvizjen e tij. “Pasditja e 12 shtatorit 1998 ishte e gjallë në selinë e Partisë Demokratike. Njerëzit e medias ishin në pritje të materialeve filmike. U largova për punët e mia dhe ndërkohë që ora po afronte 21:00, futem te rrugica e shtëpisë sime, te Rruga e Barrikadave, duke dyshuar në atë kohë vetëm radion ‘Kontakt’. Dola nga makina për të hapur portën e oborrit dhe ende pa fikur makinë dëgjoj, sikur të ndodhte në oborrin e shtëpisë, një zhurmë kallashnikovi me të cilin na ishte mësuar veshi përgjatë atij viti të mbrapshtë. Mbasi mbylla portën e oborrit, po afrohesha te makina dhe papritur emisioni i lajmeve i orë 21:00 ndryshoi rrjedhën me një lajm tragjik. “Sapo njoftohemi se pak çaste më parë është bërë atentat me armë zjarri pranë selisë së Partisë Demokratike”.

Në vazhdim të fjalëve të tij spikeri informon dhe thotë: “Njoftohemi se lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, është plagosur dhe është dërguar në spital. Së bashku me të është ekzekutuar edhe truproja Besim Çera”. Pasi futem pak çaste në shtëpi, u tregoj se çfarë kishte ndodhur dhe u thash të qëndronin, sepse do të shkoja te PD-ja. Një shi i lehtë kish filluar. Pa fikur makinën dola në Rrugën e Barrikadave dhe në një rrugë të boshatisur arrij për 1-2 minuta pranë selisë. Policia kish bllokuar hyrjen në vendngjarje dhe më orientuar të futesha nga krahu i Parlamentit. Dola me shpejtësi nga makina, ndërkohë që shiu binte me rrëmbim. U futa nëpër shkallë dhe takova Ibrahim Ndreun, një nga shoqëruesit e Berishës që më tha ‘është vetëm’. Deri në atë çast informacioni ishte për plagosje, ndërsa sa takoj Sali Berishën më thotë se e kishin vrarë. –Si është gjendja? –Ka mbarur. Më njoftuan nga spitali. Kanë vrarë edhe shoqëruesin e tij, Besim Çerën. Duke vazhduar më tha që të mblidheshim si kryesi në orën 12:00”, shkruan Topi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 02/06/2019 16:32

    Berisha jashtqitje e Kombit

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP ZALLOT LEKA: 02/06/2019 14:38

    O Disident o komplet ZALLOT a kupton ti Shqip . Un se lavdërova bamir gjylen ( topi ) po i thash që salheu të boni president . D. M. TH. që edhe ti shoku tyre je e mos bëj tani dër dër e mër mër. Po ti ske si ta marësh vesh o disidenti pallavesh.

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP PYK LEKA: 02/06/2019 10:39

    O bamir topi bum e bamiri tutje mjaft se u bëre boz. Salheu të bëri ty president se ti s'bëheshe kur president o bamiri disident.

    Përgjigju
    • Disidenti: 02/06/2019 12:35

      Sa te kete hajdare si puna jote ne shqiperi, Saliu , edvini, lulushi, Ilir, Monika Kane per te ta pire gjakun dhe ti do tu thuash. “ te rroje partia”

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën