Libri i Kristo Frashërit zbardh të
vërtetat e historisë së Çamërisë

Libri i Kristo Frashërit zbardh të<br />vërtetat e historisë së Çamërisë
Për herë të parë jepet një këndvështrim historik i rrënjëve ilire deri në ditët e sotme të Çamërisë. Libri “Historia e Çamërisë”, botuar nga UET i një prej historianëve më të shquar, akademik Kristo Frashërit do të promovohet sot në Hotel “Tirana”.

Historiani i njohur hedh dritë në një çështje të hapur ndërkombëtare për trevat e mbetura jashtë kufijve politikë të Shqipërisë. Profesor Kristo Frashëri një historian aktiv gjatë gjithë jetës së vet vijon me këmbëngulje dhe sakrifica të prodhojë vepra edhe në kushte të rënda shëndetësore në të cilat ndodhet aktualisht. Ai nuk mund të linte jashtë temave historike trojet e mbetura jashtë kufijve politikë, që janë gati gjysma e popullsisë dhe e sipërfaqes tokësore.

Profesor Frashëri ka përshkruar me dokumente dhe fakte se ccfarë ka ndodhur e po ndodh sot në krahinat shqiptare të ngelura në Greqi, të zonës së Çamërisë e të tjera. Në libër janë përshkruar protestat, memorandumet nga Preveza në kohën e Kongresit të Berlinit, etj. Ka dokumenta që tregojnë se kush i ka nxitur valët e dëbimit të popullatave në fillim të viteve ’20 deri në vitet ’30 e ’50 nga trojet shqiptare.

Ky botim vjen në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita” pranë Fakultetit Juridik në UET, e drejtuar nga Nevila Nika. Libri është pjesë e projektit “Çamëria, si çështje shkencore” dhe vjen pas dy botimeve të tjera në këtë fushë; “Epiri i jugut, Çamëria”, me një grup autorësh, dhe librit të Mentor Nazarkos “Lufta e Fundit”, për pronat e shqiptarëve në Greqi. Në hyrjen e librit, akademiku Frashëri shkruan se “shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike.

Gjatë shekujve kufijtë midis vendbanimeve të tyre, nga pikëpamja e përkatësisë etnike të banorëve, nuk kanë qenë asnjëherë të prera. Kjo ka ndodhur ngase këto vise kanë qenë më tepër se 2000 vjet nën strehën e perandorive shumëkombëshe, të tilla si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane, të cilat lejonin lëvizjet e fiseve dhe të kombësive brenda kufijve politikë në kërkim të vendbanimeve të reja”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!