INDI - Më shumë se 7000 njerëz nga një fis indian morën pjesë në një përpjekje për të lexuar Biblën brenda një kohe rekord në shtetin indian Manipur. Njerëzit që i përkisnin fisit Gangte u mblodhën në një kishe lokale në distriktin e Manipurit dhe lexuan njëherazi 16 kapitujt nga libri i romakëve në Bibël.

Ngjarja u organizua edhe në një përpjekje për ta bërë që të hyjë në Librin e Rekordeve Limca, ku listohen rekordet më të mirë dhe dhe më të çuditshëm në Indi.
Për shumicën e pjesëmarrësve ngjarja, përveç përpjekjes së rekordit, ka ndihmuar edhe në forcimin e marrëdhënieve shoqërore mes njerëzve nga fisi.

Fisi Gangte, kryesisht Baptist e krishterë, është një nga fiset e shumtë në shtetin e Manipur, që sipas mitologjisë indiane e kanë origjinën nga fisi Nagas.

(eç/lç/shqiptarja.com)