“Foto që kam postuar në Instagram ishte foto që vetë Pato kishte postuar në Instagramin e tij. Nqs doni të bëni lajme mësoni si të bëni lajme duke parë dhe duke I mësuar gjërat me detaje jo kot si të ju vijë për mbarë. Jam shqiptare dhe u ndjeva krenare kur pashë që Alexandre Pato kishte postuar foto ku kishte veshur bluze me flamurin shqiptar kështu që e ripostova duke shprehur simaptinë që kam për të si lojtar pra thjesht si një fanse!
(Në foto: Reagimi i aktores Almeda Abazi në Instagram)
Thjesht pse ai ktheu përgjigje nuk ishte nevoja të shpiken këto lloj historira. Mjaft dhe me komentet e ulëta ju që mbani veten si gazetarë a ku e di un për ca sepse nuk vleni dy lekë dhe nuk po I bëhet vonë shumë njeriut, nuk po fitoni gjë…thjesht ulni karakterin tuaj.
(Në Foto: Futbollisti Alexandre Pato me bluzen me Shqiponjën)
Turp nqs në Shqipëri njerëz si ju hanë bukë duke sharë jetën e dikujt tjetër pa ditë asgjë rreth tij,”- ka reaguar Abazi në Instagram.
Në këtë mënyrë aktorja ka mohuar një lidhje mes saj dhe Patos të publikuar fillimisht nga mediat turke si pasojë e një fotoje të komentuar prej saj në rrjetin social Instagram.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)