Pas tre muajsh në arrati, është dorëzuar në polici ish-shefi i Rendit në Kurbin, Ylli Vata. 

Ai akuzohet se ka lidhje me grupet kriminale të kultivimit të kanabisit në malësinë e Kurbinit. 

Prej tre muajsh, Vata ishte në kërkim nga policia, ndërsa është dorëzuar vetëm paraditen e kësaj të marte. 

Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë vendimin "arrest me burg" pas kërkesës së Prokurorisë në ngarkim të ish-shefit të Policisë.
 
Mësohet se organi i akuzës ka arritur të provojë përfshirjen e Vatës në kultivimin e kanabisit në zonat përreth Kurbinit.
 
Ylli Vata bëhet një tjetër drejtues policie, pas atij të Vlorës dhe Tepelenës, të cilët ranë në prangat e policisë për bashkëpunim me kultivuesit e lëndëve narkotike.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com