Liga e Kombeve/ Përballja me Shqipërinë, tekniku Sgnol mban sekret formacionin e Gjeorgjisë: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë

Liga e Kombeve/ Përballja me Shqipërinë, tekniku Sgnol mban sekret formacionin e Gjeorgjisë: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë

Willy Sagnol, tekniku francez i skuadrës së Gjeorgjisë

Pas teknikut të kombëtares shqiptare, radhën për konferencë mbrëmjen e sotme (13 Tetor) e ka pasur homologu i brazilianit Sylvinho, tekniku francez i Gjeorgjisë, Willy Sagnol.

Ish-lojtari i kombëtares së ‘gjelave’ mendon se skuadra duhet të bëjë një start të mirë të ndeshjeve nëse shpreson që të kthehet te fitoret, pas humbjes surprizuese të shtunën (11 Tetor), ndaj Ukrainës.

Pas humbjes ai shpreson që ekipi të reagojë ndaj Shqipërisë dhe të kthehet te ajo skuadër e cila mori pjesë me shumë sukses në EURO 2024.

“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Arsyeja pse nuk ftova Saba Lobzhanidze, është vetëm fakti i fazës përgatitore të lodhshme, por gjithashtu se ai e ka të vështirë të përshtatet me sistemin tim të lojës”, tha Sagnol.

Ai pranoi problemet teknike dhe fizike në krahun e majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë. Kurse për Kiteishvili tha se është i gatshëm për të luajtur ndaj Shqipërisë.

“Kë do të aktivizoj në vend të Koçorashvilit dhe si do të ndryshojë taktika? E kam marrë vendimin, por do ta shihni nesër. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, tha trajneri i Gjeorgjisë para mediave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020

Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020