Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Kombëtarja në stërvitje

Prej së hënës të 7 tetorit, kombëtarja shqiptare e futbollit vjon grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë.

Trajneri Sylvinho do duhet të bëjë pa disa elementë kyç në ekip, teksa dëmtimeve të Brojës, Manajt, Gjimshitit dhe Muçollit, iu shtua edhe lëndimi i Myrto Uzunit, i cila la grumbullimin dhe u zëvendësua nga Indrit Tuci. Pjesë e kuqezinjve është edhe mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Feta Fetai.

Në prag të ndeshjes kundër Çekisë, e cila luhet nesër në orën 20:45, kuqezinjtë zhvilluan këtë paradite stërvitjen e fundit në Tiranë dhe më pas do "fluturojnë" drejt Pragës. Këtë pasdite në orën 18:30 braziliani do dalë para medieve për konferencën zyrtare.

Ndërkohë që gjithë vëmendja është te skema dhe emrat që do luajnë kundër çekëve. Dy skema dhe pak lëvizje ka në mendje braziliani. 4-2-3-1 me Asllanin në fushë apo 4-3-3 me Hoxhën dhe një lëvizje për Bajramin, këto janë dilemat e Sylvinhos, edhe për shkak se Asllani nuk është në formën e duhur pas një problemi muskulor.

Shqipëria, formacioni i mundshëm:

Varianti i parë (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Laçi, Bajrami; Daku

Varianti i dytë (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Ramadani, Laçi, Bajrami; Asani, Hoxha, Daku

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro