TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e ish-Prefektit të Qarkut Vlorë, Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
Kandidatura e Besnik Dervishit si Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale u propozua nga Këshilli i Ministrave.
Besnik Dervishi është larguar nga detyra e Prefektit të Qarkut Vlorë në fund të muajit Mars dhe në vend të tij është emëruar Etjona Hoxha.
Gjithashtu në Komisionin e sotëm të Ligjeve është miratuar edhe projektrezoluta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa ka abstenuar deputeti socialist Bashkim Fino.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com