'Ligjet' miratojnë projektligjin e rivlerësimit të banesave/ Fino: Mos futen banesat e palegalizuara

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimin e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Edhe pse anëtarët e komisionit kanë votuar pro, relatori Bashkim Fino ka ngritur problemin e rivlerësimi të banesave të palegalizuara. Sipas tij ky propozim e vendos Kadastrën përballë një fakti të kryer për legalizimin e banesës.

Dy probleme që unë kam është çështja e legalizimit. Kjo krijon një premisë të pritshme që Kadastra duhet ta legalizojë nesër, pra e vë përpara një fakti të kryer zoti Ahmetaj. Ky është problemi i parë, çështja tjetër janë personat juridik që ju i keni anashkaluar. Nuk e di se çfarë statistikash keni për rivlerësimin e personave juridik, por që mund të ketë që nuk e kanë bërë dhe duhen përfshirë dhe në propozimin tuaj janë anashkaluar” tha Fino.

Ky shqetësim është pranuar nga propozuesi Arben Ahmetaj, i cili ka thënë se në këtë draft mund të merret parasysh edhe propozimi i Komisionit të Ligjeve dhe të rivlerësohen vetëm banesat që zyrtarisht janë në proces legalizimi.  “Ne jemi gati që ne ta përmirësojmë nenin. Rivlerësimi i bën mirë edhe qytetarit edhe vendit. Nëse doni të shtojmë këtë nen ne e shtojmë. Nuk e kisha parashikuar momentin e shpronësimit. ASHK më ka dërguar një propozim, dhe ne biem ndakort që të bëhet procesi i rivlerësimit vetëm për ata që janë zyrtarisht në proces legalizimi” tha Ahmetaj. Përpos këtyre kritikave komisioni e ka konsideruar nismën e Ahmetaj, si pozitive dhe që i vjen në ndihmë edhe qytetarëve edhe buxhetit të shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot