Ligji i ri antiduhan/ Manastirliu: Zero tolerancë ndaj shkelësve dhe inspektorëve

Ligji i ri antiduhan/  Manastirliu: Zero tolerancë ndaj shkelësve dhe inspektorëve

Ogerta Manastirliu

TIRANË-  “Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, por edhe për ju dhe çdo inspektor në terren që mbyll sytë përballë shkeljeve të ligjit”. Paralajmërimi u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë takimit me kryeinspektorët rajonalë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në analizën 6-mujore të këtij institucioni.
 
Manastirliu kërkoi angazhim maksimal nga Inspektoriati gjatë gjithë kohës, jo vetëm me inspektime periodike.

“Ka një intensifikim të kontrolleve por ende nuk jemi aty ku duhet, ndaj me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, kërkoj impenjimin maksimal për të monitoruar zbatimin e tij në terren dhe marrjen e masave për këdo që shkel ligjin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi gjithashtu nga Inspektoriati kryerjen e një fushate intensive informuese për qytetarët dhe subjektet, që të njihen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave. Amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produketet e duhanit” parashikojnë që njëlloj si për duhanin, do të ndalohet konsumimi në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e popullatës.

Ligji i ri parashikon limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi. Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndalohet shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh – si masë për të dekujaruar duhanpirjen, sidomos tek të rinjtë, gratë dhe vajzat.

Një ndryshim shumë i rëndësishëm që bëhet efektiv menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit antiduhan është forcimi i masave ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit, Më konkretisht, nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme

Ministria e Shëndetësisë në 6 muajt e parë 2019 janë kryer 4513 inspektime dhe monitorime nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe janë vendosur 296 gjoba për shkelësit e ligjit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion