OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produkteve të duhanit.
Zyra e OBSH për Shqipërinë, nëpërmjet drejtuesit të saj dr. Raúl Gonzáles, i ka dërguar një letër përgëzuese, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për amendamentet e miratuara ditën e enjte, në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, në Ligjin “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.
“OBSH përgëzon qeverinë e Shqipërisë për hapat e ndërmarrë, për të çuar përpara implementimin e Konventës Kuadër të Kontrollit të Duhanit, duke vendosur si prioritet shëndetin e qytetarëve shqiptarë, mbi interesat e tjera”, -thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu.
Në linjë me vendimet e Konferencës së Palëve të Konventës Kuadër të OBSH mbi Kontrollin e Duhanit, Zyra Rajonale e OBSH për Evropën dhe Zyra e OBSH në Shqipëri mbështet qeverinë shqiptare për hapat e ndërmarrë.
“Ju mbështesin fort në eleminimin e dëmeve shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore, që duhani shkakton mbi njerëzit dhe shoqëritë. Ju siguroj se OBSH do të jetë gjithmonë në krahun e interesit të publikut, për implementimin e efektshëm të të gjithë masave ligjore që vendosin shëndetin para gjithçkaje."-thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu, njofton zyra e shtypi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve
15 Shkurt, 15:49
-
OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE
14 Shkurt, 21:32
-
Argjentina del nga OBSH: Ndërhyri në sovranitetin tonë! Ka ndikim politik, nuk ka pavarësi
6 Shkurt, 16:18
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Sot dita ndërkombëtare kundër kancerit
4 Shkurt, 08:35
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50