Vendimi i Bashkimit Europian për t’i dhënë ose jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat mbetet akoma enigmë. Edhe pse kemi hyrë në dhjetor dhe normalisht qeveria duhej ta dinte para të tjerëve e marrim apo nuk e marrim. Çështja e statusit nuk mund të jetë si në ato konkurset e Voice of Albania apo Factor Plus, kur konkurrentet presin me zemër të ngrirë prapa derës se çfarë do të vendosë juria. Mjerisht, na pëlqen apo jo, kështu ka përfunduar, në këtë nivel ka rënë pritja e Shqipërisë për statusin.
Një aplikim kaq i rëndësishëm, i dorëzuar nga kryeministri Berisha qysh në verën e vitit 2009, pritet të marrë viston në sekondat e fundit, në një diskutim të rrethuar nga një mori pikpyetjesh e dyshimesh, ku asgjë nuk duket e sigurtë dhe ku mund të na shpëtojë vetëm një kompromis i sforcuar në formën e një deux ex macina mëshiruese. Kjo është e jashtëzakonshme në raport me mënyrë si konkurojnë dhe vlerësohen shtetet që duan të bëhën pjesë e organizatave politike, ushtarake dhe ekonomike të Perëndimit. Është e jashtëzakonshme edhe në raport me vetë precedentët e integrimit të Shqiperisë në Këshillin e Europës dhe në NATO. Në rastin e NATO-s vendi dhe qytetarët e kanë ditur minimumi një vit më parë se do të merrnim ftesën për anëtarsim dhe do të anëtarësoheshim. Meqenëse anëtarësimi në BE ka veçoritë e veta, marrjen e statusit të vendit kandidat nuk kemi pretenduar ta dimë një vit përpara, por nuk është fare serioze, madje është për të vënë duart në kokë që nuk e dimë as në minutat e fundit. Mbajtja pezull kështu e një çeshtjeje kaq të ditur e "të vjetër" tashmë tregon qartë se Shqipëria nuk ka arritur të bindë klubin e Bruskelit në lidhje me plotësimin e kritereve të njohura. Po na kaluan, do të na kalojnë me hatër dhe me kushte.
Po nuk na kaluan as kësaj here, do të duhet të presim arsyetimin e vendimit dhe pastaj të bëjme analiza dhe komente. Formalisht e dimë të gjithë se që nga marrëveshja "Patozi-Ruçi" e nëntorit të vitit të kaluar për të votuar ligjet dhe emertesat me shumicë të cilësuar, tabela elektronike e Kuvendit të Shqipërinë ka hedhur matanë si të kryera të gjitha kërkesat bazë të Brukselit. Votimi me konsensus kuvendor i reformës zgjedhore ka qenë momenti kulmor i këtij kursi të ri. Në këtë fazë, Bruskeli nuk ka e nuk mund të ketë pretendime të tjera kushtezuese për Shqipërinë. Parimi "shto ujë e shto miell" do të ishte një tallje në rastin konkret, sa kohë që parlamentarizmi do të vazhdojë sa të rrojë demokracia dhe palët do të duhet të grinden e të merren vesh edhe kur vendi të ketë hyrë në BE.
Shkaku kryesor i dilemave euriopiane për Shqipërinë, siç duket qartë nga qëndrimet e Hollandës, është moszbatimi i ligjeve, hendeku i madh midis ligjeve të mira në letër dhe injorimit të tyre në praktikë, thënë ndryshe ekzistenca de fakto e shteti të ligjeve të mira dhe e shtetit paralel të arbitraritetit, pandëshkueshmërisë, xhunglës. I pari, ai ligjeve të mira, është shtet prej letre. I dyti, ai i arbitraritetit dhe xhunglës, është shteti i vërtetë me të cilin janë të detyruar t'i bëjnë hesapet i madh e i vogël. Ky është problemi . Për logjikën e shëndoshë dhe për konceptin e Europës demokratike ligji ka vlerë vetëm kur zbatohet, ligji në thelb është zbatimi i tij.
Ndërsa Hollanda dhe vendet e tjera skeptike për statusin e kanë shtruar në parim shetësimin e tyre, Shqipëria po konsumon debatin e famshëm të Fierit dhe tre ligjeve që duhen votuar me shumicë të cilësuar. Kanë kaluar mbi tetëmbëdhjetë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të 8 majit 2011 dhe qarku i Fierit nuk mbledh dot këshillin. Pyetja më e thjeshtë që bëhët me këtë rast është "kush i ka fituar zgjedhjet në Fier" . I ka fituar PS dhe opozita, madje me diferencë. Që këtu merr fund diskutimi në planin politik. Nëse një forcë fituese nuk instalon fitoren do të thotë se kanë hyrë në mes pazaret, pra jemi përpara një rasti flagrant të kalbëzimit të demokracisë. Por nuk mbaron këtu. Për Fierin ka dhenë vendim të formës së prerë edhe Gjykata. Nuk zbatohet vendimi gjykatës. Në këtë pikë nuk janë vetëm pazaret , por është shteti i xhunglës që futet në mes.
Ja pra, Fieri nuk është thjesht "Fieri" në kuptimin e një qyteti apo qarku të Shqipërisë. Fieri është një histori e deformimit flagrant të vullnetit të zgjedhësve, është një histori e moszbaitmit të ligjit dhe vendimeve të formës së prerë të gjykatës, është pasqyra e korrupsionit dhe arbitraritetit politik që ushqen skepticizmin e atyre vendeve që nuk kanë zemër të na japin statusin. Prandaj nuk ka ngjitur as në Europë, as në publik përpjekja për ta shtruar çeshtjen e Fierit në mënyrë banale dhe spekullative " Fierin apo Brukselin". "Fieri" dhe 'Brukseli" nuk janë në kontadiktë, por janë një përsa i përket zbatimit të ligjit si kriter themelor i funksionimit të demokracisë. Qofsha i gabuar, por nëse na shtyhet sërish marrja e statusit, nuk do të penalizohemi që nuk kemi miratuar edhe tre ligje të tjera, që nuk janë kushte, por ngaqë nuk zbatojmë në tërësi ligjet e miratuara. Sepse, e përsërisim, ligji është zbatimi. Sidoqoftë, nësë edhe "Fieri" ka peshë në vendimarrjen e pritshme të Brukselit, kjo është një arsye me shumë që qeveria dhe vetë kryeministri të ulen me opozitën; të heqin urgjentisht çdo pengesë që pengon t'i jepet Fierit çfarë i kanë dhenë zgjedhësit dhe gjykata.
Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, (print) datë 5 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com