Komisioni i Posaçëm ka rënë dakord për miratimin e ligjit për Dekriminalizimin ndërkohë që për testin e drogës do të vendoset në seancën e ardhshme parlamentare. Parimisht edhe më parë opozita dhe mazhoranca kanë votuar pro këtij ligji. Testi i drogës nuk do të përfshihet në ligjin e dekriminalizimit, sipas Taulant Ballës. Palët kanë arritur një konsensus për këtë proces, “të keqpërdorur për arsye politike”.  

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Posacëm, deputetët të mazhorancës opozitës dhe LSI kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me miratimin e ligjit. Në fjalën e tij nënkryetari Balla tha se kurrsesi nuk mund të miratonim një nen aq qesharak sa çishte i famshmi test i drogës. Balla tha se për të gjitha të tjerat opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord dhe më në fund tha ai u mbyll i gjithë ky proces i keqpërdorur

"Unë si nënkryetar  jam i gëzuar që arritëm ti japim fund këtij provcesi  të keqpërdorur, është një ditë e gëzuar për politikën shqiptare . S'ka dhe skishte asnjë  shanc që ne të miratonim atë testin e famshëm të drogës s'ka asnjë legjislacion të ngjashëm me të, në arenën ndërkombëtare lifhur po me të njëjtën cështje. I them atyre që e propozuan ta miratojnë atë në statutitin e partisë së tyre edhe të bëjnë edhe të drogës diabetit apo duhanit sepse ne nuk duam kurrsesi që kur miratojmë ligje në kuvend të jenë qesharake. Për çështje të tjera kemi qënë 100% dakord.-tha Balla

Ndërkohë kryetari Bylykbashi tha se sot askush mos gjejë asnjë motiv për të zvarritur ligjin

"Në komision un diskutua për testin e drogës PD i qëndron pozicionit të saj për testin e drogës. Gjatë gjithë negociatës mazhioranca e votoi kundër. U punua në mënyrë intensive dhe produkti final është se u miratua ligjhi për dekriminalizimin dhe nën kuvend do të jetë i pranishëm. Do të punohet për të miratuar ndryshimet kushtetuese sepse ligji dop të vendosë një standard rigoroz për të gjithë vendin.Ndryshimet kushtetuese mur i fortë për ti abllë pretendimeve që përvetësojnë ligjin dhe fusin kriminelë në Kuvend. Ne sot do ja lëmë ligjit që të operojë me efikasitet për të gjetur të gjithë ata deputet zyrtarë të lartë të inkriminuar qëtë largohen nga jeta politike. Edhe pse ksishin rekorde kriminale në momentin që do ti gjejë ky ligj do të lënë mandatin menjëherë.Tashmë çështja s'bëhet me vullnetin e kryeministrit.Të gjithë personat me rekorde kriminale do të largohen" -tha Bylykbashi 
 
Doda prezanton një tjetër draft
Ndërkohë Mesila Doda ka prezantuar një tjetër draft që duhet ti shtohet sipas saj draftit të miratuar që ka të bëjë me krimet e komunizmit

dekriminalizimi me logo



Drafti

Ditën e djeshme palët politike arritën kompromis për të dalë me një draft të përbashkët për dekriminalizimin por pika e vetme nga e cila nuk është tërhequr opozita është ajo e testit te drogës. Sot komisioni i posaçëm që është ngritur për proçesin e dekriminalizimit do të vendosë për futjen e këtij kushti apo jo në draft.

Pra kushdo që do të doje ti futet politikës apo te jetë pjesë e admjnistratën publike duhet me parë ti nënshtrohet testit te drogës për të zbuluar nëse është përdorues i lëndëve narkotike, nëse rezulton pozitiv ai refuzohet kategorikisht të jetë pjesë.

Testi i drogës ka qenë kërkesë e vazhdueshme e opozitës nga e cila nuk u terhoq pavaresisht se në të gjitha pikat e tjera te draftit bien dakotd

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Zbatimin e Problematikës në Rezolutën për Marrëveshjen midis Mazhorancës Qeverisëse dhe Opozitës do të mblidhet rreth orës 09:30 për të votuar të gjitha pikat e drafit që më pas do t’i kalojë për miratim Kuvendit.
 
Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se, mazhoranca dhe opozita pritet që ta lënë në dorë të Kuvendit për të vendosur nëse do të jetë pjesë e ligjit për dekriminalizimin e politikës, testi i drogës.
 
Ndërkohë, gjatë negociatave të mëparshme qeveria pranoi kërkesën e opozitës për të bërë pjesë të ligjit dhënien e shenjave të gishtërinjve për zyrtarët që do të prekë ligjit i dekriminalizimi.

Mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshje për hartimin e një ligji për dekriminalizimin më 14 dhjetor të vitit të kaluar dhe u janë dashur thuajse një vit për ta çuar në fund këtë marrëveshje.

Testi i drogës
Dy ditë më parë, pas takimit me ambasadorin amerikan Doland Lu në selinë e Partisë Demokratike, lideri i opozitës tha se, testi i drogës nuk është pengesë që ligji të shkojnë për miratim në parlament.
 
“Testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord”, tha Basha.
 
Ajo që pritet të ndodhë është që kërkesa për përfshirjen e testit të drogës të rrëzohet nga Kuvendit, por PD kërkon që kjo të mos shihet si një tërheqje por si refuzim nga mazhoranca për përfshirjen e kësaj pike.