Ligji i pronave, brenda 2028 regjistrohen të gjitha tokat bujqësore dhe ndërtimet pa leje

Të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të pa-legalizuara, regjistrimi i titujve të pronësisë, vlerësimi i AMTP-ve të dhëna, regjistrimi i tokave bujqësore si dhe shpërndarja e tyre tek pronarët legjitim, korrigjimi i hartografive si dhe zgjidhja e problemit të mbivendosjes së pronave pritet të mbyllen përfundimisht në vitin 2028.

Projektligji i riformuluar për “Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, që nesër pritet të miratohet përfundimisht në parlament, iu hap rrugën e zgjidhjes së shumë problemeve që lidhen me pronat. Nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 1 milionë parcela toke që do të regjistrohen në emër të pronarit të ligjshëm, që janë bashkuar gjatë periudhës së kooperativës dhe janë copëzuar nga ligji 7501. Më ndryshimet e reja përfitojnë të gjithë pronarët legjitim të cilët për më shumë se 25 vite u janë drejtuar gjykatave.

Në projektligjin e ri në nenin 9 i kushtohet një vëmendje e shtuar AMTP-ve, ku theksohet se ato nuk do të jenë objekt shqyrtimi nga ASHK, vetëm në rast se ka mbivendosje regjistrimesh që nuk mund të zgjidhen do ti drejtohen gjykatës.

Kadastra po ashtu do të rishikojë edhe AMTP-të e regjistruara për prona publike të patjetërsueshme. Sipas projektligjit Kadastra do të bëjë edhe përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, pasi do të verifikojë nëse të gjithë përfituesit e tokës bujqësore në territorin e ish-kooperativës/ndërmarrjes bujqësore, kanë në posedim, aq sipërfaqe sa është parashikuar në AMTP. Nëse ka subjekte që posedojnë më pak dhe të tjerë më shumë se sa në AMTP, Agjencia përcakton ose korrigjon kufijtë e sipërfaqeve sipas sasisë së AMTP-ve dhe i pasqyron ato në hartën kadastrale.

Ndryshe nga drafti i parë, ky synon ti japë fund kalvarit të zvarritjeve në procesin e legalizimeve, duke legalizuar të gjitha banesat, ndërsa për ato që nuk legalizohen  shteti do të kujdeset që banorët të përfitojnë një banesë sociale ose kompensim të pjesshëm. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat.

( Kliko këtu ) Projektligji i ri 'Për procedurat kalimtare të pronësisë'

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'