Shoqata e pronarëve e ka cilësuar si më të keqin ligjin e ri për pronën që ka përgatitur qeveria dhe që po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës “Pronësi më drejtësi” ky projektligj ka hequr parimin e kthimit të pronës të përfituar nga ligjet e mëparshme por edhe e sanksionuar nga Kushtetuta.Gjithashtu një tjetër pikë e papranueshme në ligjin e ri për shoqatën është dhe mënyra e kompesionit që ul ndjeshem masën e përfitimit financiar.

Sipas përfaqësuesit të kësaj shoqate Myrshit Vorpsi , formula e re i referohet vlerës së truallit në kohën e shpronësimit të paligjshëm pra në vitet 1944-1945 dhe jo me vlerën e tregut .

Shoqata deklaron se edhe gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë këtë formulë kompesimi në një vendim të saj duke argumentuar se kompesimi duhet të kryhet me vlerën e tregut.

Kjo shoqatë shton se do të mjaftonte vetëm ky vendim nga Strasburgu që qeveria të tërhiqej nga ky projektligj por nënvizon se gjithsesi ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse ligji do të hyjë në fuqi në këto kushte.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )