Deputeti Yin Zhongqing tha se legjislacioni i ri do të ndihmojë për nxitjen e inovacionit dhe konkurrencës.
Ligji po hartohet në atë mënyrë që t'i ndalojë kompanitë të shesin produkte të falsifikuara.
Hartimi i ligjit të ri vjen pas një debati vitin e kaluar me kompaninë më të madhe të tregtisë në internet, Taobao, për të cilën autoritetet zbuluan se mundëson shitjen e mallrave të falsifikuar./atsh/