Në ndryshimet e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ka një nen edhe për një prej çështjeve më të diskutuara në politikën shqiptare, atë të ‘patronazhistëve’. Në ligjin e ri parashikohet që partitë politike nuk kanë të drejtë të përpunojnë të dhënat, përveçse të anëtarëve apo ish-anëtarëve të tyre.
“Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur: është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave”, thuhet në nenin 9, pika 2 shkronja d e projektligjit.
Projektligji thotë se të dhënat personale janë ato që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.
Kujtojmë se çështja e patronazhistëve nxiti shumë debat në arenën politike pak para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, ku në një database me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, përdorej nga PS. Por Report TV, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërtetoi atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, se edhe partitë e tjera opozitare kishin të njëjtin sistem si punë të përditshme të tyre. Lista që Report Tv siguroi ishte një pjesë e gjithë asaj që zotëronte PD, e cila nuk kishte një database të plotë por të copëtuar. Përdorimi i të dhënave nga forcat politike është dënuar apo është konsideruar si shqetësim edhe në disa raporte të organizatave ndërkombëtare.
Lajmi kryesor:
Të dhënat personale, ndryshimet në ligj sjellin të drejtën për 't'u harruar'! Gjobë deri në 2 mld lekë kush nuk respekton vendimet e Komisionierit mbi privatësinë
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po na “çmendin” të gjithëve! Draft për të ndaluar me gjoba telefonatat për reklama dhe nga partitë (jo më pa dëshirën e qytetarit)
18 Janar, 14:54
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor 2024, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor 2024, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor 2024, 16:44
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor 2024, 16:42
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor 2024, 12:11
-
Drejtësia refuzoi ‘Antikorrupsionin’, Manja: Një prokuror s’mund të atashohet në komision, do japin ekspertizë! Mikrokreditë? Ndryshime ligjore për shërbimin përmbarimor privat
14 Tetor 2024, 15:01