Të dhënat personale, ndryshimet në ligj sjellin të drejtën për 't'u harruar'! Gjobë deri në 2 mld lekë kush nuk respekton vendimet e Komisionierit mbi privatësinë

Skandalet me daljen e të dhënave personale, pagat, numrat e telefonit, targat etj, ka bërë që Qeveria shqiptare të propozojë disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjës por edhe për të dënuar shkelësit.

Për të diskutuar këto ndryshime në projektligj sot u zhvillua në Tiranë një takim konsultues. Nisma e re e qeverisë parashikon një serë ndryshimesh ligjore në mënyrën e administrimit të të dhënave personale, forcon rolin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e nga ana tjetër edhe rrit ndjeshëm penalitetet për ata që abuzojnë me këto të dhëna.

Në listën e risive që prezantohet për herë të parë është “e drejta për t’u harruar” e cila mund të konsiderohet si një e drejtë e re e subjektit të të dhënave në kontekstin e zhvillimeve teknologjike. Kjo i jep të drejtën një personi që të kërkojë të fshihet nga motorët e kërkimit në internet nëse dëshiron apo informacioni ka ndikim negativ për të. 

“Kjo e drejtë shërben si një garanci në mjedisin online për subjektin e të dhënave, duke detyruar ofruesit e motorëve të kërkimit të fshijnë me kërkesë të subjektit të të dhënave informacionin në lidhje me të, i cili me kalimin e kohës nuk është më i nevojshëm, por kur gjendet ka një ndikim negativ në reputacionin e tij. Qëllimi i kësaj të drejte është të eliminojë çdo gjurmë të të dhënave të çdo personi që dëshiron të “harrohet” përgjithmonë nga rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit në internet si Google apo platforma të tjera kërkimi” thuhet në projektligj.

Ndërkohë që ligji parashikon edhe gjoba shumë më të mëdha për shkelësit. Një gjobë e madhe që shkon deri në 2 miliardë lekësh,  ose deri në 4% të xhiros totale vjetore të përgjithshme për vitin financiar paraardhës në rastin e ndërmarrjeve, është për të gjitha ata që nuk respektojnë vendimet e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave apo refuzojnë bashkëpunimin me të. 

“Shkelja e detyrimit për bashkëpunim apo e çdo akti të Komisionerit, sipas paragrafit 1 të nenit 85, moszbatimi i një urdhri, apo kufizimi të përkohshëm ose përfundimtar të përpunimit, ose, pezullimi të shkëmbimit të të dhënave, i nxjerrë nga Komisioneri në përputhje me gërmën b) të paragrafit 2 të nenit 85, duke marrë parasysh edhe faktorët e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 2 000 000 000 lekë, ose në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë”, vijojë ndryshimet në projektligj.

 Kjo praktikisht do të përbënte edhe nivelin më të lartë të sanksionit administrative që aplikohet në Shqipëri. Në lidhje me arkëtimin e gjobave, në ndryshim nga ligji aktual në fuqi, propozohet që gjobat të arkëtohen në masën 90% në buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetër e tyre të arkëtohet në llogarinë e Zyrës së Komisionerit, si një mbështetje buxhetore me qëllim realizimin e detyrave në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së saj.

Ndryshimet lidhen edhe me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorur në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja. Konkretisht, në një nga termat më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është pëlqimi. Përkufizimi i këtij termi ka ndryshuar në mënyrë tillë që si pëlqim të merret çdo element tregues të vullnetit të subjektit të të dhënave, të dhënë lirisht, të informuar dhe të qartë nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me një veprim të qartë pohues, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të, për një ose më shumë qëllime specifike. Ndërkaq, janë prezantuar terma të reja në projektligj si, përpunimi i mëtejshëm, të dhënat e pseudonimizuara, si dhe shtimi i kategorive të të dhënave sensitive.

Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave. Gjithashtu, parimet dhe kriteret për përpunimin e të dhënave personale edhe pse mbeten të njëjta, përshkruhen në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme.

Në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.

Në ndryshim nga ligji aktual i cili nuk përmban parashikime të posaçme, me këtë projektligj parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Kujtojmë se skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!  

(Kliko ketu per te lexuar PROJEKTLIGJIN)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Ligji i ri ndalon ‘patronazhistët’ në partitë politike: Të drejtë të përdorin vetëm të dhënat personale të anëtarëve

1657623015_1651480540164154367216402631491640262505pagatprillii749x4501.jpg

Në ndryshimet e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ka një nen edhe për një prej çështjeve më të diskutuara në politikën shqiptare, atë të ‘patronazhistëve’.  Në ligjin e ri parashikohet që partitë  politike nuk kanë të drejtë të përpunojnë të dhënat, përveçse të anëtarëve apo ish-anëtarëve të tyre.

“Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur: është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave”, thuhet në nenin 9, pika 2 shkronja d e projektligjit.

Projektligji thotë se të dhënat personale janë ato që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, përpunimi i të dhënave gjenetike ose të dhënave biometrike me qëllim për të identifikuar në mënyrë unike një person, si dhe i të dhënave në lidhje me shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.

Kujtojmë se çështja e patronazhistëve nxiti shumë debat në arenën politike pak para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, ku në një database me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, përdorej nga PS. Por Report TV, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërtetoi atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, se edhe partitë e tjera opozitare kishin të njëjtin sistem si punë të përditshme të tyre. Lista që Report Tv siguroi ishte një pjesë e gjithë asaj që zotëronte PD, e cila nuk kishte një database të plotë por të copëtuar.  Përdorimi i të dhënave nga forcat politike është dënuar apo është konsideruar si shqetësim edhe në disa raporte të organizatave ndërkombëtare.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maliqi: 12/07/2022 16:04

    Te gjobitet kryeministri qe propozoi ti nxjerrim pagat ne shesh cdo vit!

    Përgjigju
  • Kosi: 12/07/2022 14:03

    Dmth, PS nen Ramen mumd te vjedhe dhe perdore te dhenat personale te popullit, te ndertoje nje database live me to dhe ta shfrytezoje per te survejuar, shantazhuar ose intimiduar per qellime zgjedhore, dhe kur kjo sjellje e organizuar kriminale i ekspozohet si skandal, Komisioneri mund te nderhyje dhe gjobise ekspozuesit e skandalit????? Madje dhe te "fshije" cka i kerkon Partia. Sa mire e thote gazetari, PS e ka te "plote" database jo si PD te "coptuar".... Rama mbronte aferen duke thene se kartat e ID te tere i dinin dhe skishte problem numri i tyre nese perdorej. Ja pra ndaj te vdekurit, te gjallet se bashku me tatimet, bizneskriminelet dhe kuptohet Ramen ujdisen mes tyre, bejne ligje per nje dite dhe nje nate per ineciatore, i zhvasin shpejt e shpejt 200 mil euro, dhe tani kane gati nje ligj per ti pastru dhe legalizu, dhe nje per te fshire ckane bere apo shantazhuar kedo qe do te ekspozoje ndonje skandal. Ndersa Lali Eri i jep mundesi investitoreve te hedhin ca leke nga zgjatimi i Lanes, kur te merziten nga investimet strategjike qe ndan Rama neper bregdet!

    Përgjigju
  • Likja: 12/07/2022 13:23

    Po ore Po na mbushet mendjen si ligji antiduhan... Ligji I llotove etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)