Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura, Zhupa në Report Tv: Po bëhet për të plotësuar interesat e oligarkëve

Partia Socialiste pranoi të tërheqë për rishikim draftin aktual për ndryshimin e pr/ligjit për zonat e mbrojtura pas presionit në rritje të organizatave ne mbrojtje të mjedisit, të cilat e shohin nismën një tentativë për t’i shkatërruar këto zona.

Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se ligji është bërë për të mbrojtur interesat e oligarkëve. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, me gazetarin Arbër Hitaj, Zhupa, tha se nëse kalon është përfundimisht kalimi i zonave të mbrojtura në zona të pambrojtura dhe kthimi i tyre në sheshe ndërtimi dhe veprimtari ekonomike të oligarkut që do të preferojë pushtetin.

‘Ligji aktual ka garantuar që këto zona të jenë të paprekshme, por ne sërish kemi pasur raste ku brenda zonave të mbrojtura është ndërtuar.

Zonat që janë të pashfrytëzuar dhe duhet t’i kthejnë si zonat e tjera të vendit për të ndërtuar e kryer veprimtari ekonomike mjafton të marrësh leje dhe të ndërtosh e të bësh veprimtari atje. Ja japin bashkive të vendit degë kryetarët e bashkisë i përdorin si qoka bashkiake.

Është një kapitull i veçante. Është një konventë ku ne bëjmë pjesë, por të gjitha këto bien ndesh me këtë ligj që kanë sjellë deputetët socialistë në Kuvend. Është një ligj i pa konsultuar me grupet e interesit. Nëse kalon është përfundimisht kalimi i zonave të mbrojtura në zona të pambrojtura dhe kthimi i tyre në sheshe ndërtimi dhe veprimtari ekonomike të oligarkut që do të preferojë pushtetin. Ky ligj është për të plotësuar interesat e oligarkëve.’- tha Zhupa.

Ligji i ri për zonat e mbrojtura u kundërshtua nga shoqatat e mjedisit në komisionin e veprimtarive prodhuese. Sipas tyre ligji është i hartuar në mënyrë të paqartë, mbivendos kompetencat dhe cenon zonat e mbrojtura. Por kryetari i komisionit Arben Pëllumbi tha se nuk ndryshon thelbi i ligjit dhe sugjerimet do merren në konsideratë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Go West: 10/02/2024 09:47

    Per informacion, Porti i Vlores eshte shtaterruar krejt, Vlora nuk ka me port. Ne vend te tij eshte shqyer nje grope e madhe ndertimi pallatesh. Po te jeni kurioze, hidhni nje sy.

    Përgjigju
  • Besi: 09/02/2024 19:47

    Ligji aktual i zonave te paprekshme te lena ne vetshkaterrim dhe pa identitet ekologjik bukurite e rralla natyrore te ketij vendi te mbrojtura vetem me shkresa nga disa njerez te paafte ne konflikt interesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb