“Unë pyes prindërit,a është më mirë që të kemi kënde lojërash me masa sigurie më të forta apo të kemi fenomene të rrahjes së fëmijëve në shkolla e kopshte të cilat na sjellin në vëmendje se duhet të marrim masa shtesë sigurie”
Efektet e para të ligjit të ri për masat shtesë të sigurisë do të nisin me vendet e konsideruara me risk dhe me popullim përfshi këtu shkollat dhe çerdhet.
Këtë fakt e konfirmoi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri një ditë pas miratimit në parlament të ligjit aq të diskutuar për kamerat e sigurisë.
“Duke filluar me njësitë e biznesit që kanë më shumë rrisk e duke përfunduar tek hapësirat publike, shkollat kopshtet që duhet të kenë masa sigurie’ tha ai.
I shoqëruar nga deputet të komisionit të sigurisë kombëtare Ministri Brendshëm duke e cilësuar këtë si ligjin që do të parandalojë krimet dhe krijojë një Shqipëri më të sigurt gjeti rastin të shprehë vlersimin e tij për deputetët që e votuan.
‘Përpjekja për t’iu bashkuar qëndrimeve që ndodh në çdo parlament dhe mendoj se kemi bërë një punë të paqtë lidhur me miratimin e këtij projektligji. Sfida më e madhe është zbatimi i tij”
Uniformat
I pyetur për anulimin e tenderit të uniformave të policisë Tahiri u shpreh, se ka qenë Policia e Shtetit që ka zgjidhur kontratën dhe ka kallëzuar penalisht firmën për mos respektim të cilësisë.
“Është një kallëzim i policisë së shtetit dhe kjo është një shenjë për të plotësuar standardet. Më parë, një tender me pikëpyetje të forta mund të kalonte pa u ndierë siç ka ndodhur”
Këto komente ministri Tahiri i bëri gjatë inagurimit të Repartit të ri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr.
Akuzat e opozites
Duke u ndalur tek akuzat e opozitës, Tahiri ka shtuar se “Le të hedhin baltë, ne ecim përpara”.
Imazhet që shihni i përkasin ambienteve të reja të repartit të FNSH dhe nga buxheti i shtetit janë investuar 6 milion euro për rikosntruksionin e godinave ekzistuese duke krijuar palestër, sallë stërvitje, sallë komande, si dhe mencë dhe shërbim mjeku për efektivët që qëndrojnë 24 orë në këtë repart.

/Shqiptarja.com

VIDEO