TIRANË - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi në Komisionin e Ekonomisë projektligjin "Për lojrat e fatit". Gjatë raportimit, Cani tha se janë hequr licencat për 18 operatorë, dhe 35 të tjerë janë kaluar për ndjekje penale.
Taksa nuk ka ndryshuar, ndërkohë që ka një rritje të të ardhurave nga viti i kaluar. "Në vitin 2016 do të ketë kontrolle në kohë reale nëpërmjet sistemit qendror të monitorimit, dhe regjistër të të gjithë lojtarëve. Në të njëjtën kohë, do të ketë edhe autorizim për importuesit, programuesit dhe vendi ku do të zhvillohen këto aktivitete", theksoi ministri Cani. Parimet kryesore të ligjit janë lufta ndaj informalitetit, ulje e efekteve sociale dhe përmirësim i legjislacionit në këtë fushë.
Nuk do të ketë më kazino në qytete, vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje sipas standardeve ndërkombëtare. Ndalohen të luajnë ata që kanë kërkesë nga familjarët. Po ashtu, do të aplikohet një tarifë fikse fillestare licencimi, dhe afat 10 vjeçar për të gjitha kategoritë. Tatimet janë 25% nga të ardhurat bruto, dhe nuk kanë TVSH./ATSH/
/Shqiptarja.com