Teatri Kombëtar, dekreti i Metës nesër në Kuvend, maxhoranca pritet ta rrëzojë

Maxhoranca do të shqyrtojë enjten në Kuvend dekretin e Presidentit që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Këtë fakt e njoftoi sot Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi gjatë mbledhjes së këtij komisioni. Ai tha se është përfshirë në axhendën e Komisionit që shqyrtimi të bëhet ditën e enjte në orën 9:00 të mëngjesit, një orë para se të fillojë seanca plenare. Pritet që dekreti të rrëzohet dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë.

Ju bëj me dije se nesër (enjten) në orën 9 do të shqyrtojmë dekretin e presidentit për Teatri. Besoj se jemi dakord me axhendën. 

Eduard Shalsi, kryetar i komisionit të Veprimtarive Prodhuese

Maxhoranca votoi propozimin e Shalsit dhe sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve. Nuk dihet ende nëse opozita do marrë pjesë nesër në seancë kur të shqyrtohet dekreti i kreut të shtetit. Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.

Në argumentimin e tij ligjor, Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.

Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje. Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë”, thuhet në dekretin e Presidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!