Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim disa përfaqësues të shoqërisë civile të shtetit të Qipros, vend ky i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas KosovaPress, në këtë takim është biseduar rreth shkëmbimit të përvojave mes Kosovës dhe Qipros, ndërkohë që ligjvënësit kosovar shtruan nevojën që Qipro ta njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.
Një takim i institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile të Qipros është i pari i këtij niveli, meqë në të kaluarën nuk ka pasur asnjë komunikim mes këtyre dy vendeve.
Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Teuta Rugova tha pas takimit se, me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Qipros, biseduan për shumë tema, sidomos për atë të shkëmbimit të përvojave mes dy shteteve. Por edhe njohja nga Qipro u shtrua si çështje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
"Si temë të parë patëm shkëmbimin e përvojave nga të dyja shtetet që kemi, sidomos Kosova që nga vitet e pasluftës me organizatat joqeveritare. Sigurisht që u theksua nevoja që ky shtet ta njohë Kosovën sa më shpejt. Gjithashtu, treguam se Kosova respekton komunitetet jo pakicë, të drejtat gjinore që Kosova çdo ditë e më shumë po i përparon dhe premtuam që do të kemi bashkëpunim në të ardhmen", tha Rugova.
Ndonëse, është shtruar nevoja e njohjes së Kosovës nga Qipro, shoqëria civile e këtij vendi nuk ka dhënë arsye se pse ende vendi i tyre nuk po e njeh Kosovën.
Takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të Qipros është organizuar nga British Council, e cila organizon bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./atsh/
/Shqiptarja.com