Oltjon Klosi dhe automjeti i dëmtuar nga shpërthimi me tritol
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit, si dhe për 7 të arrestuarit që akuzohen se vendosën tritolin në automjetin e Oltion Klosit në Tiranë. Arrest në burg u vendos për Sabah Nuzin, Jurgen Gjonajn, Renato Ballën, Eklips Letin dhe Kristjan Ahmeramën, ndërsa për Glentjan Kojtarin dhe Dorjan Hamollin u caktua masa “arrest shtëpie”. Për Geris Mollën u dha masa “detyrim paraqitje”.
Sabah Nuzi, i cili akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.
Ai ka deklaruar: “Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët.”
Lajmi kryesor:
Tritoli në automjetin e Oltjon Klosit/ Mister porositësi, 32-vjeçari që kreu ‘punën’ në borxhe me ndërmjetësin Sabah Nuzi, shkak pazaret e drogës










