Lirohet ish-deputeti demokrat, burg për dy kryetarët që tentuan t'i bllokonin rrugën Ramës, protestë me 'dy gishta' në Gjykatë (VIDEO)

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, iu vërsulën eskortës së kryeministrit Rama për t'i bllokuar hyrjen në qytetin e Librazhdit.

Nga ana e Prokurorisë është kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' vetëm për:  kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd,  Bujar Vreto; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi dhe  Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik.

Ndërsa për ish-deputetin e PD-së, Aurel Bylykbashi është dhënë masa e sigurisë 'detyrim paraqitje. Po kështu detyrim paraqitje nga gjykata e Elbasanit është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje janë duke u proceduar në gjendje të lirë, edhe 16 persona të tjerë për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Sipas policisë, arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13 qershor, rreth orës 18:00 ata u grumbulluan tek kryqëzimi i Përrenjasit në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke tentuar që të bllokonin rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, për të penguar eskortën e Kryeministrit, ndërsa kanë goditur me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike ndaj saj.

Ndërkohë kryeministri Rama pas kësaj ngjarje nga fushata në Librazhd ka thënë se personat që tentuan ti bllokojnë rrugën shkelën ligjin pasi pengimi i fushatës zgjedhore për një subjekt përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg.

Nga ana tjetër një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili duke iu përgjigjur Ramës ka thënë se opozita nuk trembet dhe nuk heq dorë nga rruga që ka zgjedhur për të penguar zgjedhjet edhe pas fjalëve të kryeministrit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • G0ni: 16/06/2019 22:18

    Budallenje te shkrete.Njerez kot pa asnji volere.

    Përgjigju
  • toni: 16/06/2019 21:24

    gishtat lart,komunistet nuk dorzohen,ju brenda grat jasht

    Përgjigju
  • Gimi: 16/06/2019 21:18

    Gishtat cojani kryetarit qe ju fut te shkelni ligjin dhe pastaj del e kercenon punonjesit e shtetit me hakmarrje...dhe pretendon qe do Shqiperine si Europa dge pretendon dhe vota. Nje negalloman i paafte i paditur dhe mashtrues.

    Përgjigju
  • Shkodra: 16/06/2019 18:51

    Futini mbrapa ato gishta se nuk keni se cfar i ngrini,kryetari juaj eaht komonisti i fundit

    Përgjigju
  • tori: 16/06/2019 18:16

    Bravo policia.Vetem burgu I sjell ne vehte kto anarkista idiot,ndersa ish parlamentaret flejne ne shtepi prane familjes tyre.Zbatimi ligjit prioriteti kryesor I policis

    Përgjigju
  • Juristi: 16/06/2019 17:21

    Bejne veprime me dy gishta ne gjykate,imitojne xhihadistet qe therrasin allah ekber,me nje fjale e kane trurin njesoj me shperfill gjykatat.Pune korrakesh.Nga historia vetem tre grupe njerzish ulerasin dhe bejne veprime idiote neper gjykata komunistet,pd-istet,dhe xhihadistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja