Lille është shpallur për herë të katër në historinë e saj kampione e Francës në futboll. Skuadra e drejtuar nga tekniku Galtier ia doli vetëm në javën e fundit pasi mposhti 1-2 Angers, duke shkuar në kuotën e 83 pikëve, 1 më shumë se Paris SG i vendit të dytë, që nuk ia doli pavarësisht fitores 0-2 me Brest.
Kjo fitore ka lumturuar tej mase tifozët të cilët e kanë pritur ekipin deri në orët e para të mëngjesit për të festuar. Qyteti i Lille është ndezur nga mbështetësit, të cilët skuqën sheshin me flakadanë, por edhe nuk u ndalën për asnjë moment duke kënduar dhe duke brohoritur.
Nëse te Lille ka festë e kundërta thuhet për Paris SG, që e mbyll sezonin pa asnjë trofe të rëndësishëm. Investimet miliardere nuk u përligjën, pasi edhe në Champions League skuadra dështoi të shkonte në finale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndërkohë java e fundit ka qenë me mjaft emocione edhe në Premier League. Liverpool ka arritur të sigurojë një vend për Champions League pasi ka fituar pastër 2-0 kundër Crystal Palace. Gjithsesi kjo nuk do të kishte vlerë nëse Leicester nuk do ishte mposhtur 2-4 nga Tottenham. Për rrjedhojë Liverpool arriti të ngjitej deri në vendin e tretë.
Sakaq Chelsea, pavarësisht se humbug 2-1 kundër Aston Villa-s, e mbylli sezonin në vendin e katërt me dy pikë më pak se Liverpool dhe një më shumë se Leicester i vendit të pestë, që sezonin e ardhshëm duhet të luajë në Europa League.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)