Lind trinjakë pas 15 vitesh martese, Manastirliu i dorëzon çekun e bebes 38 vjeçares

Lind trinjakë pas 15 vitesh martese, Manastirliu i dorëzon çekun e bebes 38 vjeçares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzyar personalisht çekun e bebes Etlevës një nëne të re e cila pas 15 vitesh përpjekje ka sjellë në jetë trinjakë. Ministrja ka ndarë lajmin me ndjekësit në facebook për lindjen e trinjakëve, dy vajza dhe një djalë.

“Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu.

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. 

Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.
Nga Janari, 26,210 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pino: 20/10/2019 19:00

    Ato leke ajo i mbaron per dy muaj;,prandaj duhet mbeshtetur per te pakten 10 vjet nga shteti,,sic e ka gjermani....

    Përgjigju
  • Niku: 19/10/2019 14:00

    Pa te keqen e popullit shqiptar qe Europa po mundohet ti pranoje ligjerisht sepse gjysma jemi emigrante.Por per juve qe nuk jeni edukuar por keni kryer shkolla per genjeshtare dhe mashtrues dhe jeni diplomuar ne kete aspekt Nje falenderim me gjithe zemer per Macron qe ju nxori hilete tuaja.THANK YOU MACRON.

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 19/10/2019 12:56

    O zot gjith mashtrime mua po me shkon për 2 vjeçe goca dhe skam marr 50 mijë leke o zot mjer ai që e beson

    Përgjigju
  • Gjinekollogu: 19/10/2019 12:52

    Ca ben moj se lat nam me keto zarfe qe i nxirrni neper maternitete...nuk eshte se i dhurove ndonje gje extra, po i jep ate qe i takon ligjerisht, je ministre oj zonje jo moderatore spektalesh televizive...mu duke si ardit gjebrea zarfin apo dhuratat

    Përgjigju
    • Shqipe: 19/10/2019 16:08

      Shume e vertet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston