E veçantë, por edhe më shumë se e veçantë kjo ditë ka qenë për një çift të ri të cilët u bënë prindër të një vajze ëngjëllore.
Nëna e vajzës, Liari parashikonte të lindte brenda datës 3 shtator dhe kishin menduar që emrin vajzës t’ia vendosnin Violet, mirëpo ardhja e saj në jetë pikërisht në një ditë të veçantë siç ishte dita kur ndodhi eklipsi i plotë i diellit, bëri që prindërit e saj të ndërronin plan.
Liar dhe dhe Michael Eubanks i vendosën vajzës së tyre emrin Eclipse Alizabeth Eubanks.
Sipas abc NEWS, Liar e solli në jetë vajzën e dytë vetëm disa orë pas eklipsit diellor.
“Mendoj se duhet të ndodhte, emri i saj ishte vendosur”, – ka treguar ajo.”
Spitali Greenville Memorial, ndërkohë, i ka dhuruar të sapolindurës një komplet paliçetash ‘total solar eclipse’. Shumë cool, apo jo?
Gjithashtu, Greenville Memorial ka ndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook lajmin e ardhjes në jetë të Eclipse.
“Njihumi me Eclipse! Ajo lindi në 8:04 a.m. në spitalin Greenville Memorial. Peshon 2.7 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Mami dhe babi i saj bënë një zgjedhje të minutës së fundit dhe vendosën ta pagëzojnë me emrin Eclipse.”


Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
