Lindi vetëm 500 gr, Manastirliu jep lajmin e mirë për foshnjen: Pasi luftoi 107 ditë në spital, është gati të kthehet në shtëpi

Foto e publikuar nga ministrja Manastirliu

Një lajm i mirë vjen nga maternitetit 'Kiço Gliozheni'! Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se foshnja me emrin Roan, i cili kishte lindur 500 gr, pas 107 ditësh është gati të kthehet në shtëpi.

Ministrja falenderon stafin e reanimacionit të maternitetit 'Koço Gliozheni', për punën e tyre të palodhur dhe përpjekjen e jashtëzakohshme për të kthyer në jetë.

'Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi.'- shkruan ministrja.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

VIDEOLAJM/Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesat në aeroportin e Kukësit me simbole kombëtare