Lufta në Gaza/ Ministri Katz: Nëse arrihet një marrëveshje me Hamasin ne do të pezullojmë operacionin Rafah! Media: Izraeli pret përgjigje brenda 48 orëve

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Izraeli do të shtyjë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nëse arrihet një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Izraeli pret një përgjigje nga Hamasi në 48 orët e ardhshme, në lidhje me propozimin që i ka bërë për të arritur për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

Sipas mediave izraelite, kushtet e propozimit i janë transmetuar Hamasit në Gaza përmes delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga shefi i inteligjencës Abbas Kamel, i cili dje zhvilloi pesë orë bisedime me negociatorët izraelitë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është sot në ditën e 204. Një funksionar izraelian deklaron se një delegacion egjiptian po tenton të rinisin bisedimet me një propozim që do të rezultonte me lirimin e 33 pengjeve, të vetmit ende gjallë. Shteti hebre konfirmon qëndrimin e tij: Të gjejmë një dakordësi të shpejtë ose hymë në Rafah.

 Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një udhëheqës të grupit terrorist të Kongregatës Islamike në Libanin jugor me dronë. Ndërkohë forcat izraelite thonë se qindra terroristë po dorëzohen në Gaza Ndërkohë, Rebelët e grupit  Houthis goditën anijen britanike cisternë me nafte në Detin e Kuq, Andromena dhe dronin amerikan MQ( në hapësirën ajrore të provincës Saada, Jemen, bëri të ditur zëdhënësi ushtarak i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea, citon Al Arabiya.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Ministri Katz: Nëse arrihet një marrëveshje me Hamasin ne do të pezullojmë operacionin Rafah

1713702728_israelkatz.JPG

Israel Katz

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Izraeli do të shtyjë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nëse arrihet një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

"Nëse ka një marrëveshje, do të pezullojmë operacionet në Rafah",- është shprehur ai. 

Ora 22:44
Media: Izraeli pret përgjigjen e Hamasit brenda 48 orëve

1712731996_gazaizrael.JPG

Izraeli pret një përgjigje nga Hamasi në 48 orët e ardhshme, në lidhje me propozimin që i ka bërë për të arritur për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

Sipas mediave izraelite, kushtet e propozimit i janë transmetuar Hamasit në Gaza përmes delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga shefi i inteligjencës Abbas Kamel, i cili dje zhvilloi pesë orë bisedime me negociatorët izraelitë.

Izraeli pret që Hamasi të lirojë 33 pengje të gjallë që plotësojnë të ashtuquajturat kritere 'humanitare' - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç dhe të sëmurë - por Hamasi pretendon se ka vetëm 20 pengje që plotësojnë këto kritere.

Propozimi parashikon gjithashtu një fazë të mëvonshme të negociatave, në të cilën do të diskutohet fundi i luftës dhe lirimi i të gjithë pengjeve të tjerë.

Ora 15:49
BBC: Trupa britanike në Gaza, ja arsyeja

1714225889_ergesgewgrewg.JPG

Ushtarë britanik

Trupat britanike mund të dërgohen në Gaza për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave nëpërmjet një rruge të re detare, raporton BBC.

Ndërsa SHBA ka thënë më parë se forcat e saj nuk do të zbarkojnë në enklavën palestineze, Britania e Madhe besohet se po shqyrton dërgimin e trupave britanike kur korridori i ndihmës humanitare të hapet muajin e ardhshëm, por për momentin nuk ka një vendim të prerë.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 28/04/2024 10:08

    Pengjet dote lirohen dhe Rafa dote bombardohet ky eshte qellimi Izraelit te kryej spastrimin etnik ne Gaza me ndihmen e perendimit dhe sidomos te Amerikaneve qe qellimin e kane qe ne Gaza te ndertohet nji baze ushtarake Amerikane per ta mbrojtur Izraelin nga jashte ,i mjeri popull Palestineze qe dote zhduket te ekzistoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Arsyet përse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj

Arsyet përse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj