'Lindja takohet me Perëndimin', stolitë indiane të familjes mbretërore të Katarit (FOTO)

'Lindja takohet me Perëndimin', stolitë indiane të familjes mbretërore të Katarit (FOTO)

Foto nga stolitë

Në shekullin e 17, një thikë nefriti, e punuar me mjeshtëri dhe e veshur me flori, u krijua për Shah Xhehanin, perandorin që ndërtoi Taxh Mahalin.

Dy shekuj më vonë përfundoi në koleksionin privat të Samuel Mors, shpikësi i kodit Mors.

Tani është një nga 150 artifaktet mahnitëse, disa prej tyre të krijuara që në vitin 1526, e që u janë marrë hua familjes mbretërore të Katarit, me qëllimin për t’i shfaqur në “Legion of Honor” të San Franciskos, në një ekspozitë të titulluar: “Lindja takohet me Perëndimin: Stolitë e Maharaxhajve, nga koleksioni Al Thani”.

Në vitet 1500, Mugalët, një dinasti myslimane me rrënjët nga Azia Qendrore, pushtuan Indinë e Veriut dhe themeluan një perandori.

Në atë kohë, europianët kishin vendosur lidhje të forta tregtare me Indinë dhe perandorët Mugalë mahniteshin nga teknologjia që përdorej për të punuar gurët e çmuar.

Kuratori i ekspozitës, Martin Champman, ka zgjedhur 10 nga stolitë që do të shfaqen në ekspozitë për t’ia treguar mediave.

Mes objekteve, është një tas nefriti, ku është gdhendur koka e një dhie. Më vonë i është gdhendur një poemë kineze, e shkruar nga perandori Çianlong.

Nefriti ishte shumë i rëndësishëm për oborrtarët, dhe kjo thikë e punuar me këtë material e vërteton më së miri, ku koka e një djali mbi dorezë është frymëzim nga skulpturat evropiane.

Kutitë për pena shkrimi mbaheshin në brez nga oborrtarët më të lartë në Indi,  një përzierje e kulturave, pasi ka formë perse, por dhe simbole të perëndeshës indiane të të mësuarit.

Një tjetër gur i çmuar turbani, që ka një diamant të artë 61 karatësh, të frymëzuar nga Art Deco.

Ky është një shembull tipik i bashkëpunimit të argjendarive evropiane me familjet mbretërore të Indisë.

Miqtë e nderuar që vizitonin oborret indiane spërkateshin me ujë trëndafili, në shenjë respekti, një shishe e tillë, e veshur me gurë të çmuar.

Perandorët “mugalë” mbanin stoli për turbanët, që njiheshin për gurët e mëdhenj të çmuar.

Ky medaljon i prodhuar në Indi, është frymëzuar nga stolitë e Rilindjes Europiane.

Për trupin e krijesave mitologjike janë përdorur perla baroke, gurët e çmuar që e dekorojnë janë rubin, smerald, safir, të mbështjellë me flori.

Gjerdani tjetër me rubinë është krijuar në Paris, në vitin 1937, për Maharaxha Digvixhesinhxhi nga Navanagari, paraardhësi i të cilit ishte mik i afërt me argjendarin e njohur francez, Zhak Kartier. Kartier e bleu gjerdanin pasi India shpalli pavarësinë, në vitin 1947.

Ky gjerdan ka tetë diamante të mëdhenj, nga 10 deri në 15 karatë secili. Mjeshtëria e prerjes tregon se sa e lartë ka qenë teknologjia e prerjes së gurëve të çuar në Indinë e asaj kohe.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot