Lindje e Mesme, problemi i madh
i aksit franko-britanik mbi Sirinë

Lindje e Mesme, problemi i madh<br />i aksit franko-britanik mbi Sirinë
Franca dhe Anglia druhen se mund të përsëritet skenari libian në Siri, domethënë një spostim i frontit diplomatik të aksit franko-anglo-amerikan, në një aks të Mesdheut, i koordinuar nga jashtë nga një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë. 

Një ndryshim i tillë është bërë tashmë i nevojshëm, me daljen në pah të kërkesave të reja, të lidhura me nevojën e bllokimit dhe mposhtjes së fenomenit të infiltrimit të terroristëve brenda kufijve të Bashkimit Europian. Përndryshe, Parisi e Londra do të duhet të heqin dorë pa dëshirë nga lidershipi diplomatik në çështjen siriane, duke pasur parasysh përpjekjet e ndërmarra nga ajo për të thyer "shpatën e Damokleut" që qëndron e varur mbi ta, duke iu referuar dhe mbështetjes së dhënë në të kaluarën për rebelët dhe shumë luftëtarë të ardhur në Siri për të rrëzuar Assadin.

Mbetet një çështje për t`u zgjidhur problemi e luftëtarëve të huaj që kanë mbetur të bllokuar në Lindjen e Mesme, të cilët po bëjnë presion përmes familjeve te tyre për t`u kthyer në vendlindje, por kanë hasur në refuzimin e qartë nga qeveritë e tyre. Shumë prej tyre, në fakt, kanë shprehur synimin e tyre për të bashkëpunuar me autoritetet perëndimore, për të vuajtur dënimet në atdheun e tyre, por autoritetet kanë bllokuar çdo mundësi negociatash në këtë drejtim. 
Luftëtarët europianë, pra, nuk kanë alternativë tjetër përveçse të vdesin në burgjet siriane ose irakiane, ose në rastin më të mirë të bashkëpunojnë me inteligjencën e Damaskut për t'iu kundërvënë Shtetit Islamik. 

Në këtë pikë, nga një analizë e përciptë, pa dyshim del se diçka ka ndryshuar në brendësi të politikës së jashtme europiane, ndoshta si një reagim i Brexit-it, i cili ka vënë në pikëpyetje asetet gjeopolitike që konsideroheshin të pandryshueshme. Pra, po ecin përpara disa strategji të diplomacisë paralele, të cilat do të jenë gjithnjë e më të shumta dhe të fshehta, pikërisht në brendësi të një Aleance që ka humbur pikat e referencës. 

Në këtë kontekst, futet në lojë një fushatë mediatike dizinformimi, me qëllim ndotjen dhe diskreditimin e një roli të mundshëm të Italisë, në kuadër të një plani për t’i dhënë një zgjidhje politike Sirisë. Në fakt, sipas burimeve të brendshme, pjesë të rrjetit italofil në Lindjen e Mesme, nuk ka pasur asnjë takim fundjavën e kaluar në mes kreut të Inteligjencës italiane, gjeneralit Alberto Manenti dhe zyrtarëve sirianë, siç është raportuar gabimisht nga e përditshmja Bejrut Assafir, si dhe nga portali Gulf News. Të njëjtat burime shpjeguan se kjo fushatë mediatike është menaxhuar nga jashtë, si një lloj përgjigjeje ndaj ekzistencës së një kanali komunikimi midis Romës dhe Damaskut. Në të vërtetë, këto marrëdhënie - si dhe ajo me Berlinin apo Brukselin - nuk janë ndërprerë plotësisht asnjëherë dhe në një farë mënyre janë ruajtur, veçanërisht për menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe luftëtarëve të huaj evropianë, si dhe infiltrimin e ish-rebelëve sirianë ose të luftëtarëve të Daesh-it, që kanë lënë frontin e luftës.

Kjo e dhënë, në fakt, është shtrembëruar, manipuluar dhe ekstremizuar, sikur është dashur të kriminalizohet - dhe pastaj të ndalohet që në lindjen e saj - çfarëdolloj "ndërhyrjeje" e Italisë në një negocim edhe të lançuar tashmë dhe menaxhuar nga shtetet e tjera. Me fjalë të tjera, kjo nuk i ka vlejtur interesit te Romës në dosjen siriane, për të cilën Franca dhe Britania duan vendimmarrjen ekskluzive brenda Europës, edhe pse Italia është një nga vendet evropiane që ka vuajtur më shumë nga pasojat e eksodit të emigrantëve, duke qënë një vend tranzit dhe një breg “shpëtimi dhe mikpritës”. (Marre nga OSSERVATORIO ITALIANO)


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin