Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’

Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’

Mijain Lopez

Të martën mbrëma, mundësi Mijain Lopez përjetoi një nga arritjet më të mëdha në të gjithë sportin. Kubanezi mundi Yasmani Acosta Fernandez nga Kili në finalen e 130 kilogramëve dhe siguroi medaljen e tij të pestë të artë në moshën 41-vjeçare.

Në mënyrë të pabesueshme, Lopez bëhet atleti i parë që fiton medaljen e artë në të njëjtën garë individuale në pesë Olimpiada radhazi, një rekord që mund të mbetet i paprekur për vitet në vijim.

Ai fitoi medaljen e artë më 2008, 2012, 2016 dhe 2020. Pas triumfit, Lopez ra në të tokë dhe më pas vazhdoi të hiqte këpucët e mundjes dhe në një moment emocionues i vendosi në qendër të tapetit për të treguar tërheqjen e tij nga sporti.

“Kam shumë frymëzim për të gjithë të rinjtë që vijnë tek unë për udhëzim. Kam shumë frymëzim për t’i dhënë botës. Do të doja të edukoja brezat e rinj”, deklaroi kubanezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët