Gara e 5000 metrave për meshkuj ishte me disa pengesa të mërkurën në Paris dhe e fundit erdhi nga një kameraman.
Kur vrapuesit po kalonin në katër xhirot e fundit të garës, doli një kameraman, duke ecur nëpër një kthesë në pistë dhe dukej sikur nuk ishte në dijeni se ai po ndërpriste një garë olimpike.
Kameramani e kuptoi shpejt gabimin dhe u përpoq të tërhiqej, por shumë vrapues u detyruan të kalonin rreth tij për të shmangur përplasjen. Vetëm një vrapues u rrëzua në garë. Kjo situatë solli edhe humor te sportdashësit në shkallët e stadiumit.
Komento