ELBASAN - Rreth 19 mbikalime hekurudhore të paligjshme ndodhen përgjatë linjës nga Peqini deri në Elbasan.
 
Këto mbikalime të bëra nga banorët janë një rrezik për vetë jetën e qytetarëve. Shefi i hekurudhës së qarkut Elbasan, Agim Shkëmbi.
 
I ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ose subjekt që kanë ndërtuar mbikalime të paligjshme ti largojnë sa më shpejtë sepse përbëjnë rrezik për to. 

Sipas rregullores së hekurudhës, askush nuk mund të ndërtojë asnjë objekt pranë shinave të treni pa respektuar më parë distancën, prej 15 metrash.
 
Duke ditur se një pjesë e mirë e hekurudhave kalojnë në territorin e bashkive ose të komunave, përgjegjësi Shkëmbi kërkon edhe ndihmën e tyre.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)