Sindikata e transportit paralajmëron grevë dhe bllokim të Tunelit të Kërrabës në rast se nuk pezullohet licenca e dhënë nga Bashkia e Tiranës, ndaj një operatori tjetër të linjës interurbane Tiranë – Elbasan.

Punonjës të operatorit aktual të linjës interubane Tiranë-Elbasan, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Kombëtar interurban kanë akuzuar Bashkinë e Tiranës për dhënien e licencës në kundërshtim të plotë me ligjin, operatorit të dytë në linjën Tiranë - Elbasan, itinerari i të cilit kalon përmes tunelit.