Një makinë ka rënë nga një lartësi 20 në zonën e Linzës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi Arbion Sulaj, 24-vjeç.

Automjeti tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga duke i shkaktuar 24-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.
 
Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.

Sipas policisë pasi u bë nxjerrja e trupit të viktimës është konstatuar se në mjet nuk ka pasur pasagjerë të tjerë.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut te daljes së mjetit nga rruga.

[gallery]18959[/gallery]
linze

aksident linze

aksident linze
Vendi ku makina doli nga rruga 

aksident linze
Vendi ku makina doli nga rruga 

aksident linze
Vendi ku makina doli nga rruga