Lira në kolaps, 'çmenden' turqit, hapin 200 shishe shampanjë brenda natës për këngëtaren e njohur

Lira në kolaps, 'çmenden' turqit, hapin 200 shishe shampanjë brenda natës për këngëtaren e njohur

Këngëtarja Julia Absar

TURQI- Dyqind shishe shampanjë u hapën mbrëmjen e djeshme për këngëtaren joshëse Hülya Avşar, në një kohë kur lira turke është në kolaps.

Mediat turke janë përqendruar te fustani i zi me kurrizin jashtë të këngëtare dhe rikthimin e saj pas 3 vitesh në skenë, duke “harruar” se ekonomia e vendit po ecën drejt “greminës”.

“Nuk jam mësuar të më presin kështu. Hera e parë që kanë hapur kaq shumë shishe shampanje për mua.”, është shprehur ajo pas performancës së saj.

Megjithëse turqit janë në vështirësi ekonomike për shkak të lira turke ka shënuar rekordin më të ulët kundrejt dollarit gjatë kësaj jave, ata duket se e shijojnë çdo moment!

Dy ditë më parë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar një hetim mbi manipulimet e mundshme të monedhës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion