Lirimi i Endrit Dokles, Rama: Rast i freskët i 'KÇK', gati ofensiva ndaj kësaj organizate (VIDEO)

Gjatë konferencës për shtyp me komisionierin e Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për lirimin e Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë me vendim të gjyqtares Enkeleida Hoxha. Kryeministri paralajmëroi se procesi kundër organizatave “KÇK" është drejt fundit.  

Lufta kundër “KÇK"është një nga sfidat e 2020. Sipas kryeministrit po kolaudohet një paketë ligjore me SHBA dhe BE. Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe më herët se në ditët në vijim anti “KÇK”do të kthehet në bazë ligjore për të marrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar.

"E kam informuar Komisionerin për ecurinë e të gjitha proceseve të reformës në drejtësi në radhë të parë, si dhe për iniciativën e re që do të aktivizojmë në ditët në vijim. Jemi duke përfunduar diskutimet dhe me ekspertizën ndërkombëtare për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve të krimit të organizuar, si dhe kundër atyre gjykatësve dhe prokurorëve, që si në rastin fare të freskët të para dy ditësh, i përkasin organizatës “Kap Çfarë të Kapësh” dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme mes sistemit të vjetër që po shembet dhe sistemit të ri, që po ndërtohet nga reforma, - për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin. " tha Rama.


Lajmi kryesor:

Negociatat me BE/ '28 mln € shpërblim për punën e bërë', Oliver Varhelyi: T'i hapim para Samitit të Zagrebit në maj (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)