Të 45 Kaskat Blu nga ishujt Fixhi që ishin kapur peng më 28 gusht nga një grup i armatosur në Lartesitë Golan në Siri u liruan dhe janë të gjithë shëndoshë e mirë, konfirmoi OKB-ja sot.
"Ata u dorëzuan tek forcat e OKB-së të ngarkuara për mbikqyrjen e armëpushimit në Golan mes Izraelit dhe Sirisë dhe janë në gjendje të mirë", theksuan Kombet e Bashkuara në një komunikatë.
Një OJQ siriane kishte njoftuara paraprakisht se Kaskat Blu ishin liruar nga rëmbyesit e tyre të frontit Al Nosra, degëzim sirian i Al Kaedës.
"Ata u liruan sot nga Al Nosra", deklaroi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Al Nosar kishte shpallur në një video të publikuar dje në mbrëmje se do të lironte Kaskat Blu të marra peng.
/Shqiptarja.com