Në Vlorë ka nisur lirimi i disa prej protestuesve të shoqëruar në ambientet e Policisë gjatë ditës së sotme.
Njëri prej protestuesve të liruar, Arlind Bajaj, tha pas daljes nga komisariati se u morën në pyetje lidhur me protestën. Ai theksoi se efektivët e policisë ishin bashkëpunues dhe se protestuesit bënë në komisariat vetëm një deklarim të lirë.
“U shoqërova lidhur me protestën e sotme. Thjesht na pyetën. Ka edhe persona të tjerë. Ka plotë, ka disa. Një deklarim i lirë, jo procesim. Policët ishin bashkëpunues mund të themi, thjeshtë pyetje të lira”, tha mes të tjerash studenti i shoqëruar Arlind Bajaj.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Pas sulmeve me breshëri gurësh, protestuesit kërkojnë ‘paqe’, përqafime dhe ujë policëve! Rikthehen sërish te Kryeministria
LAJMET MË TË VLERËSUARA




