Përfundon dënimin Nehat Kulla, i dënuar me 20 vite burg në vitin 2005. Kulla ishte dënuar për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata i cili ka mbajtur edhe postin e ministrit të Brendshëm, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Kulla doli nga nga qelia e burgut të Fushë Krujës rreth orës 18:00 të së shtunës.
Në vitin 1996 Nehat Kulla u dënua me 11 vite burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri.
Historiku i Bandës së Nehat Kullës
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.
Nehat Kulla (Gjenerali) dhe banda e tij në vitin 1998
Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.
Një Shevrolet (Chevrolet) ushtarak, i njëjtë me atë që zotëronte Kulla
Në moshë të re Kulla u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.Në dhjetor të vitit 1996 dënohet me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u gjet një arsenal i tërë armësh të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat Kulla tha në proces se i kishte ruajtur si pronë e Halil Haklajt. Kulla gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se nuk ishte vrasës, por kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit hallexhinj, të cilët i kërkonin ndihmë. Prokurori, Bujar Hoxha, i deklaroi në atë kohë gjykatës se Kulla kishte krijuar komisariatin numër 5 në Tiranë dhe i bënte karshillëk shtetit. Këtë akuzë gjykata e hodhi poshtë, pasi nuk kishte prova bindëse. Poshtë u hodhën edhe disa prova të tjera, të cilat e bënin fajtor Kullën për vrasje.
Fatos Nano dhe Nehat Kulla në burg në vitin 1996
Gjykata rrëzoi si të pabesueshme dëshminë e dhënë nga motra e Fatmir Thaçit, për vrasjen e të cilit është akuzuar Kulla, me pretendimin se dëshmitarja ishte e dënuar në një burg të Greqisë. Gjykata e Apelit e zbuti dënimin ndaj Kullës nga 12 vjet burg në 2 vjet e gjysmë. Ndërkohë që, gjyqtari i Shkallës së Parë, Fehmi Petku, e liroi Kullën për sjellje të mirë 30 ditë përpara se të përfundonte vendimi i Apelit.Pas lirimit, u duke se gjenerali tashmë 50-vjeçar do të rikthehej në jetën e qetë pranë familjes. Por, vetëm pak muaj më pas në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh të revistës Klan dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.
Per titin dhe gertin shifni punet e juaja e mos na cani drrazat fort Mos boni gam gam ktu si njisha Po meruni me nai pun mos u merni me llafe jeni bo si grat e kqija tu hor mutt. Nehati vetem mir ka bo edhe ato qe ka kput I ka hor bytha Se kot nk te vret njeri. Per ke ka respekt tgjith cunat e tirones Se nk ka pre njeri nbes. Ka ndihmu hallexhinj hallall ja boft I modhi zot. Respekte kulle
PërgjigjuO kacija . Meru me veten ti e me familjen tate Eshte I modhi zot qe jep jeten e vetem ai e din kur ndahesh nga kjo jete Se ktu ka shum te rinj e te reja qe shkrujn sipas qefit Nehati i ka bo 30 vjet burg Tashi lejeni rehat npun tvet mos u merni me mhb bosh Se nk eshte aq kollaj me u mar me kto Se nk ju ka vra asnji der tashi Se kan par punen e vet nk i kan ra nqaf hallexhinjve As fukarnje perkundrazi jan mundu me I ndihmu sa mundsi kan pasur Kush ka bo si horr ka mar ate qe ka meritu Trujt I modhi zot. Nehat kulla
PërgjigjuNehati vrau per vetmbrojtje se Ky Gjuzi donte me qellu perpara syve te familjes. Nehati e la me qellimin se ishte me familjen por ky Gjuzi filloi Duke qelluar me nje pistolete jo te sherbimit atehere Nehati qelloi per vetmbrojtje
PërgjigjuMe gjith ato krime qe Ka bere un mendoj qe do e mari kusurin...nuk Ka te forte sot
PërgjigjuI bindur jam qe nuk do te arrij te festoj kete vit te ri mbi toke.
Përgjigjune foto ne feriz kernajen dhe fatos nanon. foto eshte bere ne burgun e bences 1996.
PërgjigjuKy drejtori i burgut nuk dika te numeroj.20 vite nga 2005 bejn vitin 2019 Vetem ne Shqiperi vret 3 a 4 dhe denohesh me 10 vjet burg.
PërgjigjuPo ca gjenerali ishte ky, ordiner fare me jevgjit e rrapi treshit beri bande e pastaj fshihesh si krimb, Mond Koseni ja futi koken ne fuci me uje e ja zbuti kurrizin mire.Edhe ne kombinat kur kalonte e fuste koken poshte kroskotit po nuk ja vle, ta gezoj pensionin tani e mos bej ham ham.
PërgjigjuEdhe mos dale shpesh tani se uji fle e hasmi sfle thojn
Duhet te cilsojme karakterin burreror shqiptar te cilin perfaqson Nehati, familje qe nuk frikson por afron njerzit e punes dhe te nderit, rrezik i perhershem per krimin, kriminelet dhe te degjeneruarit qe per te keqen e tyre nuk ndeshkohen nga drejtesia por nga gjykimi i castit. Le te jete prania e Nehatit ne shoqerine e lire, nje pengese dhe frenim per te keqen dhe te keqinjte.
PërgjigjuEdhe nje vrases tjeter i lire ne tirane. Fehmi Pwtkun dhe gjithe Fehmite ketma te gjyqesorit i zuri vetingu por sekuestro te pasurise per keta dhe burg nuk ka. Kjo familje kriminelesh duhet shuajtur nga rrenjet se ksne vrare njerez pafund. Turp i madh e lirohet perpara kohe bastardi. Tani prisni vrasjen e rradhes. Prandaj marrin guximin dhe vrasin se dalin nga burgu keshtu ndyresirat.
PërgjigjuO Gert, e liroi Gjykata e Apelit or ti shoq qe e uli nga 12 ne 2 vjet denimin dhe shife se kush ka qene ne trup gjykues. Ka qene daja i atij qe i mban canten (kacamisrit salianji) Taulant Boga/ yaris. Tung
Shume mire qe e liruan. Grupi rruges myslym keta ka qen perhere aktiv, jon te gjitha ka Tirona, nuk ju gje gjo prej atyne. Po ruhuni ka kto te ardhmit
PërgjigjuEsht lodh shteti tu e majt me buke , tashi e pret
PërgjigjuCa Gjenerali,pa grada.. ik mor pis ca lidhje ke ti me fjalen Gjeneral..
PërgjigjuKY duhej te ishte denuar me burg perjete,,...jemi shtet pa drejtesi,,.//
Përgjigju