Liroi të fortët nga Gjin Nika tek Ervis Martinaj, gjyqtari Gramoz Levanaj ia mbath nga drejtësia me 400 mijë USD pasuri, boshatiset Apeli i Tiranës 

Liroi të fortët nga Gjin Nika tek Ervis Martinaj, gjyqtari Gramoz Levanaj ia mbath nga drejtësia me 400 mijë USD pasuri, boshatiset Apeli i Tiranës 

Gjin Nika, Ervis Martinaj dhe Eldin Dergjini

Gjykata e Apelit të Tiranës po boshatiset me shpejtësi për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Në shkurt të 2021, ka dhënë dorëheqjen parevokueshme nga detyra e gjyqtarit edhe Gramoz Levanaj, pjesë e Apelit Tiranë. Gjyqtari Levanaj u largua nga drejtësia pasi Komisioni i Vetingut, në 19 shtator 2020, i kishte kaluar barrën provës për të justifikuar pasuritë e deklaruar. Pas dorëheqjes, ditën e djeshme, Komisioni i Vetingut ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Gramoz Levanaj, duke e përjashtuar për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Në deklarimin e pasurisë për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Gramoz Levanaj deklaronte një pasuri familjare me vlerë 6.3 milionë lekë, ndërsa deri në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare ishte rritur në 40 milionë lekë ose rreth 400 mijë USD. 

Gramoz Levanaj është një emër i njohur dhe i lakuar në drejtësinë shqiptare. Në vitin 2019, Gramoz Levanaj, së bashku me Flutura Skënderin dhe Artur Gaxhën, ‘blinduan’ lirimin nga burgu të Ervis Martinajt, i arrestuar për ngjarjen e rëndë të 4 tetorit 2018 në lokalin “Monopol”, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabjan Gaxha dhe u plagos rëndë vetë Martinaj, bashkë me Elio Haton. Martinaj ishte liruar një muaj para nga gjyqtari Artan Gjermeni, kundrejt garancisë pasurore prej 5 milionë lekë. 

Në 25 shkurt të 2014, Gramoz Levanaj ka marrë pjesë në lirimin nga burgu të Gjin Nikës, i akuzuar për disa krime të rënda. Disa javë më pas, në 2 prill 2021, Gjin Nika u ekzekutua me 30 plumba, bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga. Tre ditë më pas, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, i kërkoi ish-KLD-së me në krye Bujar Nishanin të merrte masa ndaj gjyqtarit, por KLD-ja në atë kohë ishte mbrojë paligjshmërive në drejtësi.

Bashkë me Famira Hajdarin dhe Edmond Gogon, Levanaj liroi nga burgu në vitin 2014 edhe Eldin Dergjinin, vëllai i deputetes së LSI, Ambra Borova, i arrestuar për dhunë dhe dokumente false, i skeduar për precedentë të ndryshëm penalë. Në dhjetor të vitit 2019, Eldin Dergjini po udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, e cila u godit nga pas nga një tjetër makinë, tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Ngjarja u rrethua me dyshime të forta për atentat të mundshëm.

Ndërkaq, Gramoz Levanaj, ka marrë pjesë edhe në lirimin nga qelia të disa të arrestuarave, gjatë operacioneve kundër basteve sportive në vend. Në vitin 2020, Gramoz Levanaj, bashkë me Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi, liroi nga burgu dy nga gjashtë anëtarët e një grupi, i cili kishte ngritur një laborator ku prodhonin dokumente false me destinacion Evropën. Ndërkaq, largimi i Gramoz Levanaj pas ‘ngushtimit të lakut’ të Vetingut thellon krizën e mungesës së gjyqtarëve në Apelin e Tiranës. Në korrik të vitit 2020 dhanë dorëheqjen Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, pjesë e Apelit. 

Në qershor të 2020, u shkarkua nga detyra gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, e cila nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD. Në shkurt të vitit 2019, u shkarkua nga detyra kryetari i Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Ndërkaq, në vitin 2019, dhanë dorëheqjen edhe dy gjyqtarë të Apelit në Tiranë, Astrit Haxhialushi dhe Agim Bendo. Janë shkarkuar nga Vetingu gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë Shkëlqim Mustafa, Gjovalin Përnoca, Fatri Islamaj, Ervin Metalla, Artur Gaxha, Fatos Qato etj. 

Vendimi i KPK për Gramoz Levanaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lala: 16/04/2021 19:31

    ARRESTOJENI KETE plehre gjyqtar,,,,dhe merrini shtepi ,,pare e katandi...

    Përgjigju
  • Leka: 15/04/2021 19:56

    O Sali krimineli, ke bo aq të zeza,sa dhe sot e ndjejm kolerën qe prodhove ne laboratorin e plepave ne Durres. Gramoz Levanaj osht cka krijove ti. Gramozi ka të metat vetat. Osht gjak i keq. Ai për lek i kercen dhe nenes se tij. Por ti o Sali krimineli ke ditur te zgjedhidh mire faren e keqe.

    Përgjigju
  • Meni: 15/04/2021 19:45

    Kokrra e kriminelit. Hajdut, pusht, i pa bes, vrasës me ato vendime që ka dhënë. Mos përmendni Ervis Martini për kriminel, sa lartë ëdhtë ai nga ky pusht. Ai ka burrni dhe mban me buk e pun qindra familje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja