Lista

Lista

Kuvendi i Shqipërisë

Pragzgjedhjet shoqërohen me ankthin e listave, ato të cilat shqiptarët ju kujtojnë edhe listën e borxhlinjve apo dashamirësve për shkak të kushteve ekonomike jo të mira.

LISTA në politikë është procesi demokratik ku të gjithë ne me bindjen të ndryshme zgjedhim të delegojmë përfaqësinë, kushti i sistemit “demorkatik”.

Përfaqësinë e votës, pasi duke votuar ne zgjedhim se cili/cila do të na përfaqësojë në kuvendin e burrave dhe grave më dinjitoz që projektojnë politika për të ardhmen e vendit, miratojnë ligje, taksa, paga, arsimim, shëndetësi, prodhim dhe detyrim.

Pa kaluar 72 orë nga vendosja në listën e politikës, emrat e dy zonjave u kthyen në kryefjalë të debatit on dhe ofline. Zonja Najada Çomo, nga pavionet e infektivit në lista e PS dhe Zonja Luljeta Bozo nga sallat e auditorëve dhe ekspertizës inxhinierike në listat e PS.

Deri këtu s’ka asgjë të keqe.

Po të mos kish rënë tërmeti dhe pandemi, a do të kujtohej partia?

Pyetjet janë legjitime.

Kush e propozoi znj.Çomo, po ashtu zonjën fisnike me thinja Bozo?

A iu nënshtruan ato procesit normal të anëtarësisë, apo atij të teknologjisë “deputeti që duam”?

Personalisht jam pro përzgjedhjes së njerëzve publikë e dinjitoz, për mua të tilla janë edhe dy zonjat. Në një vend normal do ishte krenari përfaqësimi me to, por ne kemi ende rrugëtim drejt normales.

Ajo çka mbetet për t’u provuar është fakti se si znj.Çomo do të jap më shumë në politike se sa nën petkun e bluzave të bardha në një situatë ku mjekët duhen më shumë se sa politikanët.

Se si znj.Bozo do të jap më shumë në politikë se sa si inxhiniere ku kaosi i ndërtimit vazhdon dhe jemi ndër vendet unikale që kemi ligj kundër ndërtimeve kuturu dhe agjenci për të legalizuar kaosin!

Prej më shumë se një viti në debatin on dhe ofline, përfshi dhe thirrjet në studio televizive kam kërkuar që shumë politikanë të lenë kostumin e politikës dhe tu bashkohen bluzave të bardha, qofshin politikanë të djathtë, të majtë, të qendrës.

Askush se bëri, se bëri as simbolikisht, se bëri as për humanizëm, se bëri as për betim të Hipokratit.

Përgjatë pushtetit politika vihet përballë profesionistëve duke i tensionuar, presionuar, përçarë dhe kontrolluar. Në fund mandati dhe pragzgjedhjesh politika bëhet e urtë, e dëgjueshme, e dashur, e dhimbsur, bëhet lajkatare, por është gjithmonë dinake! Merr votën dhe largohet. Pas katër vitesh, ajo do të gjej sërish gjak të ri, ose do trokas tek ata që zhgënjehen po prej politikës por nga kampi X a Y.

Kushtetuta në nenin 45 të saj i njeh të drejtën çdo shtetasi që ka 18 vjeç ose i mbush 18 vjeç të zgjedh dhe të zgjidhet ditën e votimit. Ndaj askush s’ka të drejtën të akuzojë, përçundoj apo hakrrehet zonjave profesioniste. Ato e kanë sfidën e tyre. Publiku ka forcën e zgjedhjes. VOTËN. Në do i votoni në do jo. Njësoj si një emision televiziv apo ndeshje sportive nga ekrani, nëse s’të bind, s’të pëlqen, merr pultin dhe reago.

E politika e LISTA-ve dhe vendimmarrja e pushtetit të vetëm të kryetarëve politik do duhet të ishte ndryshe.

Hapja tek të rinjtë edhe këtë herë çedoi, dikush do të thotë a e ke ti personale, ndoshta pretendove dhe s‘të vunë. Unë s‘pres askënd të më verë në listë. Por s‘më duket normale që me dhjetëra zona që ndikojnë në ekonominë e vendit të jenë të papërfaqësuara thjesht për shkak të listave-ve.

Asnjë parti, edhe pse ka mbetur më pak se 50 ditë s‘ka guxuar të nxjerr emrat e 140 kandidatëve!

Të nderuar lider, çfarë ju pengon?

Përse ai që do marrë besimin e përfaqësimit të votës së publikut nga Xara në Vermosh s‘duhet të jetë me emër e mbiemër i ditur.

Të kontrollohet nga publiku, nga media, nga opinioni dhe fundja të testohet. A e pranojnë si përfaqësues? Pa llogaritur efektin e dekriminalizimti që jeni kapur “mat“ disa herë dhe në parlament ka patur vrasës, përdhunues, trafikant, dhe “narco-s“.

Sjellja juaj me listat është si ato martesat pa dashuri dhe me imponimin të familjeve shqiptare që shoqërisë i kthehen në tragjedi, jo fort pa kosto!!!

U mërzit doktor Halim Kosova se nuk e vuri PD.

Po i nderuar, por ti je më i vlefshëm të presësh jetët që lindin në atdheun tonë. Ti ke qenë, mund të ishe dhe më i mirë për të disatën herë por fundja një rrogë deputeti kur ti je i angazhuar sa në klinikë, sa në salla lindjesh sa në konsulta dhe sa në vizita s‘do të mundësonte të ishe tek votuesit me angazhim të plotë.

E njëjta gjë edhe për ata të majtë që nga bizneset e tyre faraonike janë sot në mëri me PS se dolën jashtë listave. Në fakt publiku asnjëherë s’u ka mbështetur JU drejtpërsëdrejti, por i detyruar ka votuar LISTËN.

Një anëtar një votë, iku edhe këtë herë

Vota emigrantëve dhe diasporës, as duket të arrihet

Lista është forca e Kryetarit

Shihemi ditën e zgjedhjeve, por mos harroni që para listës se kush do ulet në kolltuk të shihni listën e emrit tuaj tek zgjedhësit. Politika është aq dinake sa të lë edhe pa votuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës