Lista/180 kandidatë për 27
vende në organet e Vettingut

Lista/180 kandidatë për 27<br />vende në organet e Vettingut
Ka përfunduar mbrëmë afati ligjor për aplikimin e të interesuarve për pozicionin e anëtarit të institucioneve të Vetingut. Pika dy e nenit 7 e ligjit të Vetingut parashikonte që afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë.

Të interesuarit duhet të aplikonin pranë Presidentit të Republikës, mor meqenëse ky i fundit refuzoi zbatimin e ligjit, kompetenca i kaloi Avokatit të Popullit. Në përfundim të afatit, 180 kandidatë kanë shprehur interesin për pozicionet në organet e Vetingut, konkretisht për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të cilët do të kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Pranë zyrës së protokollit të institucionit të Avokatit të Popullit kanë dorëzuar dosjet me dokumente 36 kandidatë. 20 kandidatë të tjerë kanë shprehur interesin nëpërmjet postës elektronike.

Po në rrugë elektronike kanë shprehur interesin për të shërbyer në organet e Vetingut edhe 50 kandidatë të tjerë. Po ashtu, deri në mesnatë kanë aplikuar edhe 74 kandidatë të tjerë. Në listët e aplikantëve bie në sy emri i Sokol Çomos, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Po ashtu, ka aplikuar edhe Krenar Ahmeti, i cili ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, ndërsa vitet e fundit u emërua shefi i Sigurisë së Presidentit të Republikës, deri kur u shkarkua në vitin 2005.

Dy ditë para përfundimit të afatit, pati një shqetësim serioz për dështimin e këtij procesi, pasi për 27 pozicione, vetëm 17 kandidatë shprehën interesin.

Në kushte të tilla, Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian, u bënë thirrje shqiptarëve patriotë dhe të aftë që të aplikonin për të shërbyer në institucionet e Vetingut. Me sa duket, thirrjet e përsëritura dhanë efektin e pritur, pasi në limitet e afatit, numri i aplikantëve nga 17 ka shkuar në mbi 180.

Procedura  
Lista me kandidatët e interesuar për të shërbyer në institucionet e Vetingut do të kalojë menjëherë për verifikim në duart e ekipit të ekspertëve afatshkurtër të Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Pika 5 e nenit 7 të ligjit të Vetingut parashikon që misioni ndërkombëtar ka akses të plotë në dosjet e dorëzuara nga aplikantët. Ndërkaq, brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Avokati i Popullit, pasi konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Po ashtu, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet Avokatit të Popullit, i cili ia përcjell ato Kuvendit.

Veprimet e Kuvendit
Kuvendi, brenda 3 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, miraton krijimin dhe përbërjen e një komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare. Secili prej anëtarëve të komisionit ad hoc me 6 anëtarë përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton vetëm për një kandidat. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, sipas pikës 1, të këtij neni, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve.
 
Aplikimet pranë zyrës së protokollit
 
1. Gentian Gurra
2. Nejla Peka
3. Amarila Ulqinaku
4. Axhem Çeta
5. Hektor Muçaj
6. Artan Gjylbegaj
7. Gëzim Cenaj
8. Luan Daci
9. Noreta Kalcuni
10. Krenar Ahmeti
11. Petrit Agaj
12. Rozeta Starja
13. Fildes Shuli
14. Sergjio Marseku
15. Pal Shkëmbi
16. Bujar Madari
17. Genta Tafa
18. Arben Leme
19. Bledar Cenameri
20. Kostandin Kazanxhi
21. Bledar Ilia
22. Moris Backa
23. Heral Saraçi
24. Shqipe Halilaj
25. Erinda Duraj
26. Elvis Zaimi
27. Sokol Lamaj
28. Albana Tusha
29. Edlira Byko
30. Rezarta Tahiraj
31. Valbona Sanxhaktari
32. Pamela Qirko
33. Olsi Komici
34. Eniela Agolli
35. Xhensila Pine
36. Sokol Çomo
 
Aplikimet nëpërmjet postës elektronike
 
1. Ibrahim Disha
2. Xhabir Zejnuni
3. Tedi Minga
4. Driesa Pepi
5. Milen Lako
6. Arbër Shehu
7. Davis Visari
8. Majlind Shkira
9. Eduard Jani
10. Genci Bilali
11. Eliverta Muco
12. Idlir Tivari
13. Vojo Malo
14. Altin Peza
15. Benjel Pajolli
16. Saimir Kraja
17. Brikena Zyli
18. Ardia Hajdari
19. Rezarta Schultz
20. Rezarta Abdiu
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së