Lista e plotë/Emrat e të gjithë fituesve
te Universiteti i Tiranës e Mjekësisë 

Lista e plotë/Emrat e të gjithë fituesve<br />te Universiteti i Tiranës e Mjekësisë 
Publikohet lista e plotë e fituesve në universitet. Universiteti i Mjekësisë dhe të gjitha fakultetet në Tiranë kanë publikuar fituesit. Edhe në këtë raund një pjesë e maturantëve janë shpallur fitues në më shumë se një degë. Vetëm në Fakultetin Ekonomik do të jenë më shumë se 300 kuota të lira.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fakultetet e tjerë, ku do të ketë shumë kuota të lira për shkak se një maturantë ka fituar më shumë se një degë. Shancet për maturantët të cilët ndodhen poshtë vijës së fituesve do të jenë të mëdha. Shancet më të mëdha do t’i kenë maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë, por që kanë mesatare të lartë. Kjo është lista paraprake e fituesve, pasi lista përfundimtare e raundit të dytë, pritet të publikohet në datën 12 tetor. Më pas do të nisin regjistrimit e kandidatëve fitues nga data 12-16 tetor.

Sipas Ministrisë së Arsimit do të ketë më shumë maturantë që do të shpallen fitues më shumë se në një degë si në raundin e parë. Lista përfundimtare do të jetë lista që përdoret për raundin e dytë dhe në përfundim të raundit të dytë për të gjithë kuotat e mbetura bosh po e njëjta listë do të përdoret për të zbritur vizën. Nëse një studentë ka 4 degë ku është shpallur fitues do të shfaqen me jeshile, ndërsa degët ku nuk është shpallur fituese do të shpallen me të kuqe.

Ndërkohë që studentë të tjerë regjistrohen dhe lirohen vende në degët e tjera, sistemi ka parashikuar që studentëve të tjerë të cilët nuk janë regjistruar ende për degët kur rezulton jo fitues dhe janë liruar kuotat, ky student mund të jetë fitues në fazën e zbritjes së vizës, studentit do t’i shfaqet me vijë të verdhë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska