TIRANE- Janë 660 farmacistë të cilëve u është miratuar leja e ushtrimit të profesionit, pas plotësimit të krediteve në programin e riçertifikimit. Urdhëri i farmacistëve ka publikuar listën e emrave në 11 qytete që duhet të tërheqin çertifikatat e reja.

Gazeta publikon sot listën e plotë të farmacistëve që duhet të tërheqin lejen e re të ushtrimit të profesionit. “Farmacistëve, të cilët kanë përmbushur kriterin e ricertifikimin dhe kanë aplikuar pranë UFSH-s, për t’u pajisur me lejen e re të ushtrimit të profesionit, në pozicionin e drejtuesit teknik, për rajonet Durrës dhe Fier, Berat, Elbasan, Gjirokastër, Korcë, Vlorë, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër, të vijnë të pajisur me mjet identifikimi si dhe certifikatën e vjetër, për të tërhequr personalisht certifikatën, pranë zyrës qëndrore të UFSH-s në Tiranë”, - thuhet në një njoftim të UFSH-s.