Lista për shkarkimin e Bashës
Ilir Krosi: Spekulim, s'kam firmosu

Lista për shkarkimin e Bashës<br />Ilir Krosi: Spekulim, s'kam firmosu
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Ilir Krosi, ishte ndër figurat që firmosën shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD, pasi ky i fundit ngriu funksionet drejtuese në këtë parti.

Shkak për këtë vendim të Bashës ishte humbja e thellë e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. 

Në një reagim në Facebook, Krosi mohon të ketë nënshkruar ndonjë kërkesë kundër Bashës, ndërsa i ofron mbështetje kryetarit demokrat në detyrë. 

"Vetem nga mediat dhe telefonatat e miqve u njoha me nje deklarate-kerkese te hartuar dhe nenshkruar nga disa personalitete prane PDSH, ku renditej aty edhe emri im si nenshkrues i kesaje deklarate.

Ne fakt nuk kam firmosur asnje deklarate apo kerkese per shkarkim apo doreheqje te z. L. Basha, pas humbjes se zgjedhjeve te 25 Qershorit 2017. Kush aludon dhe spekullon mbi kete te pa vertete, te me provoje te kunderten ( firmen, sms, audio etj.).

Une pershendes qendrimin e mbremshem te z. Basha per doreheqje me rikandidim te tije, mbeshtes nisjen e procedurave per te kaluar ne zgjedhjet per kryetarin e PDSH pas nje analize te thelluar per shkakun e humbjes ne keto zgjedhje, etj., dhe garantimit te nje gare te barabarte, demokratike, te ndershme dhe statutore per zgjedhjen apo rizgjedhjen e kryetarit te PDSH per vitet ne vijim",
shkruan ish-kryebashkiaku i Dibrës, Ilir Krosi. 

Reagimi i plotë i Ilir Krosit:

Reagimi im : ( ne Fb, kunder spekulimeve ne media per zhvillimet ne PDSH, dt.27-28.06.2017) :
Pershendetje te dashur miq !
Ne fakt e kam mbyllur faqen e fb dhe kuminikimin nepermjet tije qe ne vitin 2015, ( postimi im i fundit ne fb ishte mesazhi falenderues per ato qe me mbeshteten mua dhe PD ne zgjedhjet vendore te v.2015 dhe demaskimi i te pa beseve, tradhetareve dhe intriganteve brenda Pd Diber, te atyre qe nxiten dhe mbeshteten gjoja te pamvarurit…, dale nga pd…). E bera kete per te lene gjerat te rrjedhin vete dhe duke i besuar thenies qe “koha eshte ilaçi me mire per sherimin e plageve”… Dhe mire bera, shume gjera dolen ne drite te diellit. Une iu luta Zotit dhe u lash Zotin... Faleminderit Zotit, Zoti eshte i madh...
Nderkohe, ne vijimesi, duke qendruar dhe punuar ne Diber bashke me familjen time ( perseri ketu jam, vazhdoj te punoj si privat, ne profesionin tim si Inxhinier Ndertimi), vazhdoj te punoj per femijet e mi, por edhe te kontribuoj direkt dhe indirekt per Dibren. Kete ia kam borxh Dibraneve te mire e te ndershem qe me kane respektuar e me respektojne çdo dite e me shume.
Kam qene dhe jam prane PD me bindje dhe me gjak, duke punuar per te dhe kandidatet e saje aq sa kam patur dhe sa mundesi kam dhe per aq sa me eshte kerkuar angazhimi i ndihma ime. Kete ia kam borxh PD dhe Demokrateve te vertete, kudo ku jane.Dhe kete e kam bere dhe po e bej jo vetem, por edhe me vellezer e motra, etj.
Paraprakishte, gjej rastin qe te falenderoj edhe nga ana ime te gjithe anetaret dhe simpatizantet e PD, komisioneret, vezhguesit, numeruesit e PD, miqte e dashamiresit tane, ne Diber , Bulqize, Tirane etj. ato qe iu bashkuan kontributit dhe kerkeses sone per te mbeshtetur dhe votuar PD dhe Nr.6 ne fleten e votimit te zgjedhjeve qe sapo u mbyllen. U jemi mirnjohes per kete.
I urojme suksese deputeteve te zgjedhur, Gjeneral Xhemal Gjunkshi ( qe e kam uruar edhe drejtperdrejt) dhe Dhurata Çupi. Deshira dhe objektivi yne ishte per te marre te pakten 3-mandate ne Qarkun Diber. Por, paraja e hedhur, krimi dhe droga, vazhdimi i tradhetive brenda per brenda, problemet e mbartura te brendeshme etj., perseri na demtuan…
Arsyeja qe po i rikthihem ( vetem per sot) ketije komunikimi ne fb jane zhvillimet i ketyre 2-diteve te fundit. Dezinformacioni dhe spekulimi mbi te, nga ato qe u pelqen intriga dhe diversioni, nga ato qe ne fakt rezulton se kane qene aleat, perkrahes apo “byrazer” me ato qe vitet e fundit, qe pas v.2013, “ia kane fut PD” ( tashme nje pjese e tyre kane kaluar tek LSI, PDIU etj.), dhe indirekt “ia kane fut dpd edhe L. Bashes”, te atyre qe me veprimet dhe mos veprimet e tyre kane vepruar sipas shprehjes “ prej inat te sime vjeherr po flej me mullixhiun” ( dhe fjeten me te) , nga ato qe me trup dhe me fjale jane tek PD, por me veprime dhe mosveprime te faktuara kane bere lojen e te tjereve ( ne dem te PD), me detyruan te bej kete sqarim :
Vetem nga mediat dhe telefonatat e miqve u njoha me nje deklarate-kerkese te hartuar dhe nenshkruar nga disa personalitete prane PDSH, ku renditej aty edhe emri im si nenshkrues i kesaje deklarate.
Ne fakt nuk kam firmosur asnje deklarate apo kerkese per shkarkim apo doreheqje te z. L. Basha, pas humbjes se zgjedhjeve te 25 Qershorit 2017. Kush aludon dhe spekullon mbi kete te pa vertete, te me provoje te kunderten ( firmen, sms, audio etj.).
Une pershendes qendrimin e mbremshem te z. Basha per doreheqje me rikandidim te tije, mbeshtes nisjen e procedurave per te kaluar ne zgjedhjet per kryetarin e PDSH pas nje analize te thelluar per shkakun e humbjes ne keto zgjedhje, etj., dhe garantimit te nje gare te barabarte, demokratike, te ndershme dhe statutore per zgjedhjen apo rizgjedhjen e kryetarit te PDSH per vitet ne vijim.

Nderkohe respektoj qendrimin e Profesor Sherefedin Shehut, aset i vyer njerezor dhe intelektual i Dibres dhe i PD.

Une kam personalitetin dhe bindjen time, kam te shkuaren dhe te ardhmen time dhe nuk lejoj askend te abuzoje me te. Qendrimin tim per zgjedhjet e ardheshme te kryetarit te PDSH do i mbaj ne kohen dhe ne vendin e duhur, gjithmone brenda forumeve te PD dhe ne te mire te ringritjes dhe prosperitetit te PD. Une qe jam bere ”kurban” i tradhetive te PD ( ne zgjedhjet vendore te v.2015), e di me mire se kushdo ç’do te thote perçarje dhe tradheti…
Me lejoni te citoj nje shprehje qe permendet se fundi ne Diber : “ me mire djepi bosh, se dreqi apo djalli ne te”…

Do Zoti te gjithe kemi nxjerre apo me se fundi do te njerrim mesime nga kjo e kaluar e trishtueshme me zgjedhjet ne Diber ( firmosur me tre firma ne zgjedhjet e v.2015, 2016 dhe firmosur e vulosur me rezultatin e zgjedhjeve te v.2017), secili te marre pergjegjesite e tije, (…se kush punon edhe gabon…), te analizojme e reflektojme me dashamiresi te shkuaren dhe te bashkohemi per te ringritur PD sa me pare, duke mbeshtetur vlerat dhe anashkaluar antivlerat.

Perpara ne mbeshtetje te PD.
Une do te vijoj duke i besuar thenies qe “koha eshte ilaçi me mire per sherimin e plageve”…
Ju uroj gjithe te mirat, shendet e mbaresi per ju e familjet Tuaja.
Me respekt,
Ing. Ilir KROSI


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën